Vendoset krjimi i i Regjistrit Noterial
Shqiptar, noterët bëhen transparentë

Vendoset krjimi i i Regjistrit Noterial<br />Shqiptar, noterët bëhen transparentë
TIRANË –  Veprimtaria e të gjithë noterëve shqiptarë tani e tutje do të përmblidhet në Regjistrin Noterial Shqiptar. Ka qënë Këshilli i Ministrave që ka vendosur sot, krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të shërbimit noterial shqiptar në të ashtuquajturin “Regjistër noterial”.
 
Regjistri do të përmbajë  të dhënat e akteve dhe veprimeve noteriale; të dhënat e testamenteve; të dhënat e dëshmive të trashëgimisë; dokumentet e skanuara të akteve dhe veprimeve noteriale; të dhënat për palët, individë dhe subjekte; informacione të tjera plotësuese për procese të punës së noterëve; të dhëna referencare për ndërveprimin dhe baza të dhënash të tjera; të dhëna referencare për komunikimin ndërmjet noterëve, dhomave dhe aktorëve të tjerë; të dhënat e raporteve dhe statistika.
 
Përbërësit e arkitekturës software dhe hardware të sistemit miratohen nga Autoriteti Rregullator Koordinues.
 
Të dhënat që do të përmbajë sistemi do të ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore.  Të dhëna parësore konsiderohen të dhënat e mbledhura në kohë reale nga RNSH-ja dhe që kanë të bëjnë me  regjistrin e akteve dhe veprimeve noteriale; testamenteve; trashëgimisë etj. ndërsa të dhënat dytësore konsiderohen të dhënat që kanë të bëjnë me të dhëna referencare të Gjendjes Civile, si nr.personal, emri, mbiemri, atësia, vendlindja, datëlindja, gjinia, bashkia/komuna, adresa etj.
 
Dhënës të informacionit janë noterët; Ministria e Drejtësisë; palët, individë dhe subjekte (fizike dhe juridike).
 
Por, kush do të ketë akses në këtë regjistër? Vendimi i Qeverisë përcakton:
 
a) Noterët kanë të drejtë leximi vetëm mbi të dhënat e tyre për regjistrat e akteve, veprimeve, testamenteve dhe të dëshmive të trashëgimisë si dhe të dhëna të tjera dytësore apo të dhëna referencare;
b) Noterët kanë të drejtë leximi në regjistrat publikë, si në regjistrin e akteve të revokuara, regjistrin e dëshmive të trashëgimisë etj., sipas udhëzimeve të Ministrisë së Drejtësisë;
c) Noterët kanë të drejtë leximi, shkrimi dhe modifikimi mbi të dhënat e të gjithë individëve dhe subjekteve;
ç) Noterët kanë drejtë shkrimi/modifikimi ose anulimi vetëm për aktet/veprimet që nuk janë arkivuar;
d) Dhoma Kombëtare e Noterisë ka të drejtë leximi për raporte përmbledhëse të të gjithë noterëve;
dh)  Dhoma Kombëtare e Noterisë ka të drejtë leximi në listën e regjistrit të testamenteve dhe nuk ka të drejtë për të parë dokumentin dhe tekstin e testamentit. Dhoma shikon vetëm lëshimin ose jo të testamentit nga noteri për testamentshkruesin;
e) Dhoma Kombëtare e Noterisë ka të drejtë leximi në regjistrin e dëshmive të trashëgimisë;
ë)  Dhoma Kombëtare e Noterisë ka të drejta leximi në të dhënat dytësore për komunikim ose miratim të kërkesave të noterëve në procese aprovuese të ndryshme;
f) Ministria e Drejtësisë ka të drejta të plota administrative mbi baza të dhënash të tjera dhe sistemin.
 
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat