Lehtësi për turistët, postë kufitare e lëvizshme në det! Rama: S'ka më 'o hajde ankorohu në port o nuk e shijon dot bregun e Shqipërisë me anije'

Në brigjet shqiptare do të vendoset një Post Kufitare e Lëvizshme për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj që mbërrijnë në territorin tonë me mjete lundruese apo të shtetasve shqiptarë që duan të dalin në Mesdhe pa qenë nevoja të paraqiten në portet e vendit tonë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi 

“Një lajm i mirë për të gjithë lundërtarët dhe përdoruesit e detit që duan të vijnë në Shqipëri dhe që duan të dalin nga Shqipëria për të shijuar brigjet e Mesdheut, ne do të vendosim në brigjet shqiptare një Post Kufitare Lëvizëse në mënyrë që çdo mjet lundrues që do të hyjë në Shqipëri nuk ka nevojë të shkojë në një nga 3 portet kufitare që ka Shqipëria, por mjafton të lajmërojë në pikën ku është dhe do të vijë vetë mjeti i kufirit për të kryer të githë procedurat e hyrjes në territorin e Shqipërisë”, u shpreh ministri Çuçi.

Për ta ilustruar konkretisht lehtësinë që krijohet për turistët, Ministri i Brendshëm solli në vëmendje rastin e atyre që nga ishulli grek Othonoi do duan të vizitojnë Dhërmiun qoftë duke qenë se distanca fizike është shumë e shkurtër, por deri më tani kishte vështirësi sepse do duhej të regjistroje hyrjen në Republikën e Shqipërisë në Sarandë.

“Imagjinoni përballë Drimadhes, një plazh në Dhërmi shumë i populluar, ndodhet ishulli i Othonit dhe një njeri që do të vijë nga Othonoi edhe për të shijuar një drekë në Drimadhes ku largësia me një mjet motorik normal nuk është më shumë se 30-40 minuta, detyrohet të shkojë në Sarandë, të merrte vulën e hyrjes në Shqipëri dhe pastaj të vinte në Drimadhes. Të hante drekën dhe pastaj të shkonte sërish në Sarandë që të kthehej në Othonoi”, deklaroi ministri Çuçi.

Ndërkohë mjete të reja lundruese i shtohen flotës, përmes Programit Kombëtar IPA 2018. Lidhur me shtimin e 5 mjeteve të reja në flotën e Policisë Kufitare dhe riparimin e plotë të 7 të tjerave, si dhe instalimi i 2 radarëve për mbikëqyrjen e kufirit blu, ministri theksoi se ky është një hap më tej në sigurinë jo vetëm të kufijve të Shqipërisë, por në sigurinë e kufijve të Europës.

“Ne e ndryshuam totalisht strategjinë tonë për ruajtjen e kufijve duke i hapur kufijtë, por duke shtuar dhe duke siguruar sa më shumë ruajtjen e tyre. Kemi 7 mjete të cilat janë riparuar apo rinovuar me projektin e BE dhe 5 mjete të reja të sapoardhura të pajisuara me teknologjinë e fundit detare. Padyshim kjo do të krijojë një klimë që çdo qytetar i huaj që vjen në Shqipëri të ndihet i lirë, por i sigurt”, deklaroi Ministri i Brendshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, u shpreh se këto mjete të reja e të përbashkëta janë në shërbim të betejave të përbashkëta për sigurinë e kufijve tanë dhe të BE-së.

“Këto mjete që sot po i përfitoi Policia e Shtetit, unë do t’i cilësoja si “Mjete të përbashkëta, për beteja të përbashkëta”. Sot bashkëndajmë mjetet, nesër do të bashkëndajmë rezultatet që do të marrim prej përdorimit të tyre, sepse deti nuk është vetëm pasuri kombëtare, por është një terren i mirëfilltë jetësor, i cili ka nevojë për kontrolle të vazhdueshme e logjistikë bashkëkohore, që të mos shndërrohet në një terren kriminal”, tha Nano.

I ngarkuari me punë i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Alexis Hupin, tha se BE do të vijojë të qëndrojë në krah të Shqipërisë me vepra konkrete.

“Ndërkohë që po përjetojmë një javë vendimtare për integrimin e Shqipërinë në BE, e kuptojmë se herë-herë ky rrugëtim bëhet frustrues. Ndajmë të njëjtin frustrim me ju. Më lejoni t’ju them se e kemi treguar qartazi që i arrijmë synimet tona, e do të vazhdojmë t’ju mbështesim sërish. [...] Një muaj më parë kishim aeroplanë grekë që erdhën në ndihmë në Sazan. Në ditët në vijim do të përurojmë së bashku bypass-in e Vlorës. Me fjalë të tjera, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në krahun tuaj me vepra konkrete”, u shpreh Hupin.

Ndërkohë, Kryeminstri Edi Rama ka postuar në "Facebook" një video, ku e konsideroi një lajm të mirë dhe një lehtësi për të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë që hyjnë apo dalin nga ujrat tona me mjetet e tyre lundruese.

"Jo më o hajde ankorohu në port o nuk e shijon dot bregun e Shqipërisë me anije", shkruan Rama në Facebook.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
Postë kufitare e lëvizshme në det, Rama: S'ka më 'o hajde ankorohu në port o nuk e shijon dot bregun e Shqipërisë me anije'

1657106632_Screenshot1.jpg

Në brigjet shqiptare është vendosur një Post Kufitare e Lëvizshme për të lehtësuar hyrjen e shtetasve të huaj që mbërrijnë në territorin tonë me mjete lundruese apo të shtetasve shqiptarë që duan të dalin në Mesdhe pa qenë nevoja të paraqiten në portet e vendit tonë. Lajmi u njoftuar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Kryeminstri Edi Rama ka postuar në "Facebook" një video ku e konsideroi një lajm të mirë dhe një lehtësi për të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë që hyjnë apo dalin nga ujrat tona me mjetet e tyre lundruese.

"Jo më o hajde ankorohu në port o nuk e shijon dot bregun e Shqipërisë me anije. Një lajm i mirë për mjetet lundruese turistike dhe ata që duan të shijojnë mrekullitë e vendit tonë nga deti. Tashmë ka nisur funksionimi i Pikës Kufitare të Lëvizshme përgjatë bregdetit. Nga kjo lehtësi e jashtëzakonshme përfitojnë të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë që hyjnë apo dalin nga ujrat tona me mjetet e tyre lundruese. Policia Kufitare mbërrin tek ata kudo në bregdet për të kryer procedurën përkatëse.", shkruan Rama në Facebook.

 

S.C/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 06/07/2022 16:46

    Ne asnje vend te botes nuk kemi degjuar idotesi te till

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit