TIRANE - Në një prej akseve më problematikë të kalimit të qytetarëve, në rrugën “Dritan Hoxha” është vendosur një semafor. Ky aks rrugor ishte kthyer në një problem shqetësues për banorët dhe burim i shumë aksidenteve, me pasojë humbje jetë njerëzish.
Drejtoresha e Transportit dhe Lëvizshmërisë Nereida Hoxha u shpreh dje gjatë vendosjes në funksionim të këtij semafori se “Përveç këtij aksi, në Tiranë ka edhe akse të tjera problematike, siç është ai i Unazës së Re, ku aktualisht sot e në vijim do të punohet për të montuar nyje të reja semaforike.
Njëra është në Unazën e Madhe, njëra tek fabrika e bukës , tek ish “Misto Mame” e kështu me radhë në të nëntë nyjet semaforike, të cilat janë të parashikuara në projektin e Qendrës së Kontrollit të Trafikut” – sqaroi znj. Hoxha. Ndonëse në një prej akseve rrugore të kryeqytetit është vendosur një semafor në shumë kryqëzime të rrugëve të Tiranës ata nuk funksionojnë.
Mosfunksionimi i semaforëve në rrugë, ka vështirësuar edhe më shumë qarkullimin e automjeteve. Mosfunksionimi i tyre është një burim aksidenti.
Shkrimi u botua sot në Gazetë Shqiptarja.com
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com