TIRANE- Stokholmi do të jetë vendi ku do të mbahet “Eurovision 2016”. Lajmi është bërë i ditur nga Eurovision, ndërsa në projektin e tyre organizatorët kanë prezantuar tri qytete të Suedisë. Më në fund u shpall Stokholmi. Suedia është shteti ku u vendos të mbahet kjo garë, pas fitores që siguroi këngëtari suedez, Måns Zelmerlöw.
Në faqen zyrtare të Eurovizionit njoftohet se gjysmëfinalet do të mbahen më 10 dhe 12 maj 2016, kurse finalja e madhe do të organizohet dy ditë më vonë, më 14 maj 2016. Eurovision 2016 mendohet të ketë afër 16 mijë spektatorë në Globe Arena të Stokholmit.
Shqipëria mori pjesë në Festivalin Evropian të Këngës në për herë të parë në vitin 2004 në Stamboll të Turqisë, ku u prezantua me këngëtaren Anjeza Shahini. Kënga e saj “Imazhi yt” mori vendin e vendin e 7-të në finale me 106 Pikë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Korrik 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com