Vendosi rekorde shikueshmërie në përballjen e parë, sonte M.United-Barça vjen me shumë mungesa

Vendosi rekorde shikueshmërie në përballjen e parë, sonte M.United-Barça vjen me shumë mungesa

Moment nga ndeshja e parë në Katalonjë

Europa League luan sonte ndeshjet e kthimit të fazës ‘play-off’ ku padiskutim spikat superpërballja mes Manchester United dhe Barcelonës, me betejën e parë në ‘Spotify Camp Nou’ që përfundoi me shifrat 2-2.

Për rrjedhojë edhe në ‘Old Traford’ spektakli është i garantuar, por për fatin e keq disa lojtarë nuk janë të disponueshëm. Te Barcelona përveç Dembele-s do mungojnë edhe dy mesfushorët super të talentuar Pedri dhe Gavi. Pedri është dëmtuar, ndërsa Gavi ka karton.

Nga ana tjetër United sërish është pa Eriksen, Martial dhe Donyy van de Beek.

Në Europë League United-Barça konsiderohet si finale e parakohshme, por referuar të dhënave edhe në Champions League do ishte një finale e pranueshme. Kjo sepse Barça-M.United kishte dyfishin e ndjekësve në televizion në krahasim me Paris SG-Bayern.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!