Vendosja e fasadës historike, ministrja Margariti viziton “Arenën Kombëtare” (VIDEO)

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nën shoqërinë e arkitektit italian Marco Casamonti, ka vizituar sot ecurinë e punimeve në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe konkretisht pjesën e përparme të tij ku është montuar edhe fasadën historike e “Qemal Stafës”, për të cilën ka patur një debat publik.

Për rivendosjen e fasadës, arkitekti italian Casamonti që këtë herë me vete nga Italia kishte sjellë disa studentë nga Universiteti Xhenoas për të punuar për krijimin e një muzeu brenda stadiumit, është shprehur:

“Puna ka qenë të katalogonim të gjithë pjesët, ti vendosnim nga një numër të gjithave një e nga një dhe ti magazinonim. Duke i çmontuar i kemi pastruar, janë pastruar me një hedhje të lehtë uji dhe sapun për të hequr papastërtinë që ishte akumuluar ndër vite. Pasi u ndërtua godina e re kemi rivendosur tribunën kryesore që është edhe vepra kryesore e Bosios, në pozicionin identik siç ishte përpara në aks perfekt me strukturën urbane që ndodhet përreth."

Ndërkohë ministrja Margariti është shprehur:

“Më pëlqeu shumë edhe rikonstruksioni që jeni duke bërë i dokumentacionit dhe videove të kohës sepse ndoshta studentët nuk e dinë por është një pjesë e munguar e historisë së qytetit tonë.”

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë