Flasin familjarët pasi i është vënë tritol shtëpisë së Arben PllumiFushë Krujë. Ata thotë se shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe sipas tyre kanë shkaktuar dëme në të gjithë lagjen.

“Krejt lagjen e kanë shqetësuar mirë neve po lagjen çfarë faji ka lagjja. Ne kemi shkuar mirë me të gjithë këtu”, tha një familjare.

“Shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Ka shkaktuar dëme në të gjithë lagjen. Kjo është e 4 herë. Dëme materiale ka shumë në të gjithë lagjen, edhe komshinjtë. 3 komshinj më thonë që ka dëme materiale”, tha një fqinj.

“Ia kaloi trërmetit”, shtoi një tjetër.


Lajmi kryesor:

I vendoset tritoli një shtëpie në Fushë Krujë, hera e katërt! Shkak dyshohet konflikti familjar, shoqërohet ish-kunati i pronarit të banesës