Vendosnin baste sportive në lokal, arrestohen 3 persona në Korçë

Vendosnin baste sportive në lokal, arrestohen 3 persona në Korçë

Policia e Korçës ka goditur dy rasteve të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Mësohet se janë arrestuar 3 persona, dy prej të cilëve pronarë të lokaleve ku ushtrohej aktiviteti.

Më konkretisht në lokalet e marra në përdorim nga D. Zh. dhe E. Sh., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 aparate celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Në flagrancë u arrestuan D. Zh., 31 vjeç; E. Sh., 30 vjeç dhe V. L., 24 vjeç, banues në Korçë.

Njoftimi i Policisë
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Goditen 2 raste, vihen në pranga 3 shtetas, dy prej të cilëve pronarë të lokaleve ku ushtrohej ky lloj aktiviteti.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 celularë, që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të cilët organizojnë lotari të palejuara, kanë ushtruar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, ku dyshohej se vijonte të ushtrohej ky aktiviteti i kundërligjshëm.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 13, Korçë, konkretisht në lokalet e marra në përdorim nga shtetasit D. Zh. dhe E. Sh., u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 aparate celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. Zh., 31 vjeç; E. Sh., 30 vjeç dhe V. L., 24 vjeç, banues në Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat