"Venecia": Ndryshoni
ligjin për votat e gabuara

ligjin për votat e gabuara">
STRASBURG – Në oponionin e tij prej 21 faqesh, Komisioni i Venecias ka bërë një analizë të zgjedhjeve vendore të 8 Majit në Shqipëri.
Komisioni Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit, i njohur si Komisioni i Venecias, sugjeron amendimin e kodit elektoral për të përcaktuar qartë, se si do te veprohet në të ardhmen me votat e hedhura në kutitë e gabuara, duke gjykuar, ashtu si dhe OSBE-ODIHR, se kuadri ligjor mbi të cilin u numëruan votat që shpallen fitues Lulzim Bashën në Tiranë ishte i paqartë. Ekspertët e komisionit te Venecias, pas problemeve të mëdha që u vunë re me numërimin e votave në Tiranë, propozojnë ndryshime dhe qartësime në procedura, duke kërkuar përcaktim të qartë se si do të veprohet me votat e hedhura në kutinë e gabuar, e po ashtu edhe pasqyrimi i tyre në tabelat e rezultateve.
Sipas eksperteve te Komisionit te Venecias në rastin e zgjedhjeve për kreun e Bashkise së Tiranës, çdo detaj kthehet potencialisht vendimtar dhe detyra e administratës zgjedhore, që të veprojë në mënyrë të paanshme, është jetike.

SHKËPUTJA E VARËSISË POLITIKE TË KQZ-SË
Komisioni i Venecias sheh si sfidën kryesore te zgjedhjeve ne Shqipëri depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore te te gjitha niveleve duke kërkuar braktisjen e skemës aktuale të bazuar në ekuilibrin mes dy partive kryesore. Për sa i përket KQZ-se, e cila ishte një prej institucioneve me te kritikuara ne zgjedhjet lokale, Komisioni i Venecias nuk jep ndonjë formule te gatshme për kompozimin, por sugjeron se paanësia e anëtarëve të tij në ushtrimin e funksioneve të tyre, është e një rëndësie themelore dhe një kusht i domosdoshëm për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Sipas ekspertëve, ka disa variante për të reduktuar polarizimin, që nga rritja e numrit të institucioneve që emërojnë anëtarë, duke ftuar institucione të ndryshme publike që të emërojnë përfaqësuesit e tyre, mes të cilëve një anëtar i sistemit gjyqësor ose anëtarë të pavarur të shoqërisë civile. Një gjë e tillë, sipas tyre, mund të rriste efikasitetin e administratës zgjedhore dhe të kontribuonte në arritjen e konsensusit. Komisioni i Venecias u vu ne lëvizje pak jave pas zgjedhjeve lokale, kur Sekretari i Përgjithshëm i KiE, Thorbjorn Jagland, kërkoi opinionin e eksperteve për problemet e 8 majit dhe veçanërisht për numërimin e votave ne kutitë e gabuara.
Opioni i 28 nëntorit u hartua nga ekspertët Piter Van Dijk, Oliver Kask, Konrad Olsëevksi, dhe Mariana Skopa.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?