Venecia, qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Conte: Fatkeqësia, goditje në zemër për Italinë (VIDEO)

Qeveria italiane do të shpallë sot gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të katastrofës natyrore në Venecia, duke synuar të mobilizojë sa më shpejt fondet për të shmangur zhdukjen e një prej qyteteve më të bukura në botë.

"Fatkeqësia që goditi Venecian është një goditje në zemrën e Italisë. Është e vështirë të shihet në këtë gjendje ky qytet, trashëgimia e tij artistike sot është në rrezik, - tha Kryeministri italian Giuseppe Conte

Kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, e konsideron si përparësi përfundimin e megaprojektit Mosse, një sistem barrikadash të lëvizshme kundër ujërave të larta në hyrje të lagunës dhe që duhej të përfundonte që në vitin 2015.

Niveli i ujit për shkak të përmbytjeve dje në Venecia, kapi lartësinë e 187 centimetrave, shumë pranë rekordit të vitit 1966 kur lartësia e ujit kapi shifrën 190 centimetra.

Specialistët e inxhinierisë janë shprehur se nga përmbytjet e djeshme, Bazilika e San Marco me shumë mundësi ka pësuar dëme të cilat për momentin është e pamundur të evidentohen.

Çdo gjë do të qartësohet pas tërheqjes së ujrave, por pritet që të paktën edhe për dy javë gadishulli të jetë i kërcënuar nga rreshjet e shumta.

Sipas 'Corriere della Ser'a, pas 16 orësh shi, bazamenti i interiorit ku ndodhet edhe mozaiku i mermertë mijëvjeçar, është mbuluar nga uji në lartësi 20 cm, kurse në monumente të tjera të qytetit janë dëmtuar dyer monumental dhe kolonata bizantine.

Vetëm në një muaj Italia është goditur nga njëzet ciklone. Situata më e rëndë paraqitet në Basilicata, Campania dhe Kalabria. Prej motit të keq janë regjistruar edhe dy viktima.

Shumë shkolla janë mbyllur, rrugët janë shndërruar në shtrate lumenjsh dhe në mjaftë zona celularët nuk funksionojnë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë