Venecia rrëzon PD për Vetingun
Lulzim Basha ndryshon taktikën

Venecia rrëzon PD për Vetingun<br />Lulzim Basha ndryshon taktikën
Nuk do të ketë shpëtim për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar në sistemin e drejtësisë. Komisioni i Venecias është drejt konfirmimit të kushtetutshmërisë së ligjit të Vetingut, duke hedhur kësisoj poshtë të gjitha pretendimet e Partisë Demokratike, Unionit të Gjyqtarëve dhe Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e ligjit më të rëndësishëm të reformës në drejtësi, tashmë kusht kryesor edhe për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Shqiptarja.com ka mësuar nga burime pranë Komisionit të Venecias se ekspertët e Komisionit, Bartole, Hamilton dhe Vardzelashvili, të ngarkuar për këtë çështje, kanë dhënë opinione individuale të veçanta, por që përputhen në thelb të përmbajtjes së tyre për kushtetutshmërinë e ligjit të Vetingut. Konkretisht, sipas burimeve nga Komisioni i Venecias, opinionet e tre teknicienëve kanë konfirmuar ligjin e Vetingut në përputhje me Kushtetutën e re të Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në opinionin e tyre, ekspertët mësohet se kanë konfirmuar jo vetëm ligjshmërinë e përmbajtjes dhe parashikimeve të ligjit të Vetingut, por edhe procedurat e ndjekura për hartimin dhe miratimin e tij. Po sipas burimeve, ekspertët, në materialin që do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Komisionit, ka rrëzuar pretendimet kundër procesit të Vetingut, duke u dhënë një shuplakë të fortë armatës së gjyqtarëve, PD, Kushtetueses, KLD dhe Presidentit të Republikës, të cilët janë pozicionuar kundër ligjit.

Opinioni pritet të shqyrtohet dhe të miratohet në seancën e datës 9 dhjetor. Seanca për çështjen e ligjit shqiptar të Vetingut është parashikuar të mbahet nga ora 11:00-13:00. Referuar praktikave të mëparshme për çështje të ngjashme, Komisioni, zakonisht, konfirmon dhe miraton opinionin e përgatitur nga ekspertët. Ndërkaq, nëse opozita shqiptare do t’ia arrijë qëllimit për të shtyrë këtë seancë, me pretekstin e gabimeve në përkthim, seanca e radhës do të mbahet në fillim të pranverës.

vettingu

Trembja e PD 
Partia Demokratike dhe gjyqtarët kanë arsye të forta për t’u shqetësuar sa i takon përgjigjes së Komisionit të Venecias për ligjshmërinë e ligjit të Vetingut. Në opinionin e fundit për paketën kushtetuese, Komisioni i Venecias ka konfirmuar parimet themelore të procesit të Vetingut, të reflektuara në Kushtetutën e re, si dhe të detajuara më pas në ligjin për Vetingun. Pra, Komisioni i Venecias e ka dhënë një përgjigje shteruese për procesin e Vetingut.

Së dyti, Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar ligjshmërinë dhe përputhshmërinë me standardet më të mira ndërkombëtare të 71 neneve të ligjit për vlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve, i quajtur ndryshe ligji i Vetingut. Së treti, zbatimi i Vetingut është shndërruar në kushtin kryesor për çeljen e negociatave, ndërsa presioni i SHBA-BE është maksimal.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon