KARACAS- Presidenti venezuelian, Nikolas Maduro ka deklaruar se 3 gjeneralë të forcave ajrore janë arrestuar pasi po komplotonin kryengritje kundër qeverisë së tij. Këtë deklaratë kryeministrin venezuelian e ka bërë para komisionit të ministrave të Jashtëm të Amerikës së Jugut.
Maduro shtoi se ishin oficerët dhe kolonelët e rinj, ata që njoftuan autoritetet.
Megjithëse emrat e të arrestuarve nuk u bënë të ditur, 3 gjeneralët do të dalin para gjyqit ushtarak.
Ministrat e Jashtëm të Amerikës së Jugut gjenden në Venezuelë për të lehtësuar dialogun me presidentin Maduro si dhe për të vlerësuar krizën politike në vend.
Të paktën 36 persona kanë mbetur të vdekur gjatë protestave anti-qeveritare të javëve të fundit në Venezuelë. Demonstruesit protestojnë kundër inflacionit të lartë dhe shtimit të kriminalitetit në vend.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com