KARAKAS- Mijëra protestues anti-qeveritarë janë përleshur me forcat e rendit në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas. Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila u mundua të ngrinte barrikada nëpër rrugët e qytetit.

Sipas autoriteteve vendase, 21 persona kanë humbur jetën që prej fillimit të protestave. Presidenti venezuelian Maduro ka ftuar të gjitha partitë politike të nisin një dialog për paqen, por liderët e opozitës kërkojnë lirimin e studentëve të arrestuar.

Protestat në vend filluan gjatë muajit shkurt, për shkak të nivelit të lartë të inflacionit dhe të dhunës në vend. Protestuesit gjithashtu ankohen për mungesën e ushqimeve bazë si buka, qumështi, gjalpi apo sheqeri.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)