Ditën e sotme, mbushet një vit që nga vdekja e presidentit venezuelian Hugo Chavez. Një përvjetor, ku rrezikohet të ketë ende protesta, pas ndodhive të këtyre javëve të fundit, ku janë verifikuar pothuajse 20 të vdekur.

Presidenti Nicolas Maduro është në vështirësi të madhe dhe nuk ka të njëjtën simpati që kishte paraardhësi i tij.
 
Ndërkohë kriza ekonomike, po vë në gjunjë vendin. Një dëshmitare, është shprehur se na mungon gjithçka, duhet të vihemi në rradhë për të pasur ushqimet esenciale. Gjithashtu, ajo tha se nuk ka qumësht për fëmijët dhe as ilaçe për sëmundjet kronike.
 
Qytetarë të tjerë janë shprehur se qeveria po u vë limit edhe mediave, duke mbyllur stacionet televizive që tregojnë realitetin që po ndodh në Venezuelë. Vendi është përfshirë nga një krizë e thellë, dyqanet janë bosh dhe kjo lloj gjendje e krijuar, mund të paraqesë surpriza të këqija për regjimin dhe pikërisht gjatë ceremonisë për Hugo Chavez.
 
Protestues të shumtë kanë dalë në protesta kundër presidentit të vendit Nicolàs Maduro, pas arrestimit të liderit të opozitës Leopoldo Lopez. Protestuesit janë shprehur se janë të lodhur nga qeveria aktuale dhe prandaj protestojnë, që Maduro të largohet dhe ata të rifitojnë lirinë. Gjithashtu, ata thonë se motivi kryesor që ata kanë dalë në protesta është që të mbrojnë liderin e opozitës Leopoldo Lopez, pasi ai ka protestuar gjithmonë për një Venezuelë më të mirë.

Redaksia online
(eb/shqiptarja.com)