VENEZUELE - Venezuelasit po votojnë sot në zgjedhjet presidenciale kyç, që do të vënë në provë, trashëgiminë socialiste pas vdekjes së presidentit Hugo Chavez.
I përkëdheluri i Chavez, Presidenti i përkohëshëm Nicolas Maduro, përballet sot me kandidatin e opozitës, Henrique Capriles. Në fushatën e tij zgjedhore, Maduro ka premtuar të shtyjë përpara "socializmin e shekullit të 21 të Chavez, që i ka sjellë popullit reforma në shëndetësi, në edukim dhe ushqim për të varfërit.
Capriles, sfidanti i Maduro, ka thënë se venezuelasit janë të lodhur nga sjellja përçarëse "chaviste" në politikë dhe u zotua për të sjellë ndryshime në kombin prej 28 milionë banorësh.
Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se Maduro ka një epërsi bindëse ndaj rivalit të tij opozitar.
Chavez, i cili sundoi Venezuelën për 14 vjet, vdiq më 5 mars në moshën 58 vjeç, pas një luftë dy-vjeçare me kancerin. Ai e quajti Maduro si pasuesin e tij para kryerjes së një operacioni të fundit në dhjetor.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com