TIRANE- Hugo Çavez është zgjedhur president i Venezuelës për të katërtën herë. Nëse gjëndja e tij shëndetësore ia lejon atëherë Çaves do të mund të drejtojë Venezuelën deri në 2019, duke plotësuar 20 vjet në pushtet. Socialisti Çaves mundi kundërshtarin e tij Henrique Capriles me 54.5 % kundrejt 45% që mori kandidati i opozitës.
Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se më shumë se 80 për qind të rreth 19 milionë votuesve të regjistruar hodhën votën të dielën. Një pjesëmarrje e madhe si asnjëherë tjetër.
Mbështetësit e politikanit socialist festuan gjithë natën në Karakas ndërsa Çaves përshëndeti mbështetësit e tij nga ballkoni presidencial “balcon del pueblo».
“ Ju ftoj për dialog dhe të punojmë së bashku në emër të Venezuelës” - tha Çaves duke premtuar se në vitet e ardhshme do të jetë një president edhe më i mirë.
Chavez, aleati i qeverisë ruse, bjelloruse dhe iraniane, është në pushtet që nga viti 1999, më shumë se çdo president tjetër i zgjedhur në Amerikën Latine. Grupet për të drejtat e njeriut dhe ato të lirisë së mediave e kanë kritikuar atë për përdorimin e masave represive ndaj kritikëve të regjimit të tij.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com