Roja bregdetare amerikanë ka bllokuar një tjetër anijë naftëmbajtëse si pjesë e një fushate për të gjurmuar dhe ndaluar trafikimin e paligjshëm të naftës bruto nga Venezuela. Sipas ‘Wall Street Journal’, që citon dy burime amerikane, operacioni u krye nga në orët e para të kësaj të premteje (sipas kohës locale) dhe përfshinte anijen ‘Olina’, e cila u zbulua në ujërat pranë Venezuelës.
Anija, e njohur më parë si Minerva M, është sanksionuar nga Uashingtoni për përfshirjen e saj në transportin e naftës ruse. Sipas bazës së të dhënave publike të navigimit Equasis, ‘Olina’ po lundronte nën një flamur të rremë të Timorit Lindor. Ndërhyrja u konfirmua gjithashtu nga kompania e sigurisë dhe gjurmimit detar Vanguard.
Veprimi është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë monitorimi dhe ndalimi të kryer nga Shtetet e Bashkuara kundër anijeve të dyshuara se po përpiqen të shmangin bllokadën e vendosur ndaj anijeve naftëmbajtëse, të sanksionuara, që kalojnë tranzit për në, dhe, nga Venezuela. Sipas të njëjtave burime, ndërhyrja e fundit rrezikon të përkeqësojë tensionet midis Uashingtonit dhe Moskës, vetëm disa ditë pas sekuestrimit të një anijeje tjetër që besohet të jetë në pronësi ruse.
Komente







