Venezuelë-Kolumbi, rriten tensionet, ushtria e Nicolas Maduro rreshtohet në kufi me Kolumbinë

Venezuelë-Kolumbi, rriten tensionet, ushtria e Nicolas Maduro rreshtohet në kufi me Kolumbinë

Qeveria venezueliane e Nicolas Maduro ka vendosur disa njësi të ushtrisë në kufirin me Kolumbinë me qëllim për të kryer manovra ushtarake.

Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve Efe, automjete të blinduara, bateri anti-aeroplanësh, raketa të lëvizshme dhe një helikopter, janë disa nga forcat në terren.

Admirali Remigio Ceballos, pyetjes mbi praninë e supozuar të ushtarëve kubanë dhe rusë në manovrat ushtarake, as nuk e konfirmoi dhe as e mohoi lajmin, duke thënë vetëm se, "Venezuela është një vend sovran. Politika ndërkombëtare e Venezuelës udhëhiqet nga komandanti i përgjithshëm. Ne jemi të lirë të ruajmë të gjitha miqësitë që duam".

Marrëdhëniet bilaterale midis dy Venezuelës dhe Kolumbisë u ndërprenë në muajin shkurt dhe prej asaj kohe, në më shumë se 2000 kilometra të kufirit, janë shfaqur tensione të vazhdueshme që megjithatë nuk kanë arritur të degjenerohen në një përplasje të hapur ushtarake.

Maduro nga ana e tij është shprehur se “Nuk përbën më sekret dëshira jonë për të vendosur një sistem raketash anti-ajrore në kufi. Ky është qëllimi përfundimtar i manovrave ushtarake”.

Si përgjigje ndaj Maduros, Presidenti Kolumbian Ivan Duque akuzoi Venezuelën se po ofron mbrojtje për liderët Farc Ivan Marquez dhe Jesus Santrich, të cilët kohët e fundit nuk e pranuan procesin e paqes dhe morën armët kundër qeverisë qendrore të Bogotà.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka