Venezulë, 28-vjeçari Jezus që vret
për para: Zoti e di që jam i drejtë!

Venezulë, 28-vjeçari Jezus që vret<br />për para: Zoti e di që jam i drejtë!
“Më quajnë Jezus Labrador, jam 28 vjeç dhe vras për para ata që e meritojnë”.

Ky është prononcimi me të cilin nis kronika e përgatitur nga emisioni italian “Le Iene”, transmetuar mbrëmjen e së dielës.

Labrador është nga Venezuela dhe është vrasës me pagesë.

Gazetarët e emisionit të transmetuar në “Mediaset”, shkojnë në kryeqytetin e  Venezulës, Caracas, për të intervistuar 28-vjeçarin.

Victor, personi i cili i transporton me një automjet në banesën ku jeton vrasësi, i përgjigjet interesit të gazetarëve për numrin e vrajeve që ndodhin në Caracas.

“Shumë, shifra arrin edhe deri në 100 në javë...”, shprehet ai, duke shtuar se edhe vetë ka vrarë një djalë, kur ka qenë “18 apo 19 vjeç”.

Labrador jeton brenda një dhome të improvizuar si hapsirë banimi, që gjendet brenda një farmacie.

Aty, ndodhet edhe të tjerë, të cilët tregojnë se në pistoletat e tyre mbajnë 15 plumba + 1 në gojë, “për të gjuajtur më shpejt”.

Në momentin e prezantimit, Jezus Labrador ngre bluzen për t’i treguar gazetarëve një shenjë në bark, për të cilën thotë se ka mbetur nga një operacion, pasi e kanë qëlluar me 17 plumba dhe madje i kanë dëmtuar edhe një testikul.

“Shiko kam vetëm një testikul”, thotë ai dhe teksa i tregon ‘provat’ gazetarëve shton “më goditën 17 herë”.

Ai thotë se gjithsej e kanë goditur 27 herë me armë, ndërsa 5 plumba i ka në ende në trup.

“Që kur isha 12 vjeç kam vrarë një tip”, shprehet ai, teksa më tej tregon se ka bërë rreth 12 vrasje pa dashur të japë një numër konkret: “Nuk e them numrin se e kam sekret profesional, por janë shumë”.

Dhe arsyeja që jep për vrasjen e parë, është se gjatë një ndeshjeje basketbolli, dikush e goditi me shkelëm dhe e ofendoi.

Ai shprehet se për të vrarë dikë i duhet vetëm një fotografi e viktimës së ardhshme dhe adresa.

“E para e shoh i paarmatosur, e kontrolloj, e studioj për tre ditë maksimumi, ditën e katër është i vdekur”, shprehet Jezus.

Jetën e një civili, ai e vlerëson 1.700 euro.

“Nëqoftëse një person punon për Qeverinë, dua të paktën 8 deri në 10 miljonë për ta vrarë (2.400 deri në 3000 euro), ndërsa nëse është një civil dua 5 miljonë (1.700 euro)... Në një vit, fitoj 30 miljone (10.200 euro), kur ecën mirë”.

Vrasjet i bën me një pistoletë “Glock 9 mm” dhe pas krimit Jezus thotë se “ndonjëherë ndihem i lumtur, pasi e di që më vonë shkoj të marr lekët”.

Ai tregon se ka qenë katër herë në burg, ka konsumuar drogë për 7 vjet, vrasjen e shikon si sport dhe... se beson në zot.

Pasi puth kryqin që e mban rreth qafës thotë: “Zoti është i mirë me mua, sepse e di që unë jam i drejtë. Unë nuk vras atë që nuk e meriton”. Dhe shton se vret vetëm “qelbësira”.

Jezus tregon se nuk ka vrarë asnjëherë gra dhe thotë se për fëmijën e tij dëshiron më të mirën. “Nuk dua të bëhet si unë", shprehet.
 

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë