
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe homologu italian Guido Crosetto nënshkruan marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Italisë për bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes”. Vëngu ndodhet në Romë në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.
Teksa ka ndarë foto nga takimi me ministrin italian, Vengu shprehet se diskutuan për të ardhmen e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri, që fuqizohet me nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Thekson gjithashtu se marrëveshja është një faqe e re në partneritetin mes dy vendeve.
“Shqipëria dhe Italia ndajnë histori, bashkëpunim dhe një perspektivë të përbashkët. Në kuadër të takimit ndërqeveritar midis dy vendeve tona, pata kënaqësinë të diskutoja me homologun tim Guido Crosetto mbi të ardhmen e bashkëpunimit tonë në mbrojtje dhe siguri, i cili do fuqizohet me nënshkrimin e marrëveshjes së re të bashkëpunimit. Një faqe e re në kapitullin e pasur të partneritetit tonë transadriatik, me vizione dhe interesa të njëmendta mbi sfidat e sigurisë në kontinentin tonë.”, thekson ministri Vengu.
Lajmi kryesor:
Marrëveshjet Itali-Shqipëri/ Nga prodhimi i anijeve ushtarake, municioneve, mbrojta kibernetike, e deri tek shëndetësia dhe ekonomia











