Gjashtë marrëveshje, gjashtë memorandume e pjesa tjetër protokolle dhe deklarata. Në 15 aktet e firmosura nga qeveria shqiptare me atë italiane, dominuan projektet me fokus tek mbrojtja dhe SIGURIA.
Përveç marrëveshjes për rinovimin e partneritetit ushtarak u firmos edhe për fuqizimin e industrisë ushtarake.
“Kemi dy marrëveshje gjigande që nënshkruhen mes dy kompanive shtetërore, KAYO dhe Fincantieri për prodhimin e anijeve ushtarake, dhe kjo është arritje domethënëse. Një tjetër marrëveshje e KAYO-s dhe kompanisë Leonardo e specializuar në teknologjinë ushtarake”, tha Vëngu nga Roma.
U firmos gjithashtu marrëveshja 30 mln euro për mbrojtjen civile për krijimin e të gjitha sistemeve të paralajmërimit të hershëm për të pasur dhe ne numrin evropian 112 ku të gjithë qytetarët mund t’i referohen për emergjenca.
Në prezencë të ministrave të Brendshëm të të dy shteteve, drejtuesi i Policisë Ilir Proda dhe Drejtori për Shërbimet Kundër Drogës, Giuseppe Spina firmosën memorandumin e Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës”, që synon rritjen e bashkëpunimit operacional, lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mbi grupet kriminale, forcimin e operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta.
Siguria kibernetike, po ashtu ishte në fokus të takimeve dypalëshe. Një memorandum mirëkuptimi u firmos nga ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe homologu italian Antonio Tajani
Realizimi i projektetit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave ishte marrëveshja tjetër që u firmos në Romë. Por bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë nuk ndalet këtu
“Kemi rakorduar bashkëpunimin për ngritjen e Rrjetit Kombëtar të Onkologjisë, por edhe për Institutin Kombëtar të Onkologjisë në Tiranë, një bashkëpunim strategjik që vë bazat për të gjithë programin e ripërtëritjes së onkologjisë në Shqipëri. Një fushë tjetër shumë e rëndësishme që është e lidhur ngushtësisht me onkologjinë është edhe ajo e diagnostikës, dhe ky është një tjetër fokus që kemi në bashkëpunimin dhe në bisedat që bëmë sot me homologun Schillaci”, tha ministrja Sala.
Dy marrëveshjet e tjera ishin për bashkëpunim me Cassa Depositi e Prestiti, që është bashkëpunëtore e qeverisë në hartimin e ligjit për ngritjen e Bankës së Zhvillimit, si dhe do të ofrojë mbështetje teknike për ta bërë funksionale atë, pasi ka ekspertizë në këtë fushë, si një institucion financiar që ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë italiane. Po ashtu Cassa Depositi e Prestiti do të ofrojë mbështetje financiare për rrjetin e transmetimit të energjisë eklektike në Shqipërinë veriore.
Kurse agjencia e Investimeve Shqiptare nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me homologët italianë.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e kësaj nisme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për mbështetjen e bizneseve shqiptare në procesin e ndërkombëtarizimit.
“Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik më i afërt, investitori i parë dypalësh dhe ndërmjetësi kryesor ekonomik dhe institucional i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Marrëveshja AIDA-SIMEST përfaqëson një hap konkret drejt krijimit të një ekosistemi të integruar mbështetjeje për bizneset, duke nxitur inovacionin, digjitalizimin dhe rritjen e qëndrueshme”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Muzeun Kombëtar të Arteve të Shekullit XXI në Romë si partner strategjik.
Memorandumi u nënshkrua në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Italisë.
Ky bashkëpunim i rëndësishëm do të shoqërojë procesin e rihapjes së Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë vitin e ardhshëm, duke forcuar misionin e saj kulturor dhe ndërkombëtar.
MAXXI do të jetë një partner strategjik, që do të kontribuojë në modernizimin institucional dhe menaxherial, në formimin e profesionistëve të muzeve, si dhe në zhvillimin e programeve të përbashkëta kulturore dhe kërkimore.
Ky projekt trevjeçar (2025–2028), është pjesë e vizionit të përbashkët për ta kthyer kulturën në urën më të fortë të dialogut, zhvillimit dhe miqësisë shqiptaro-italiane.
Në kuadër të Mbledhjes së Përbashkët Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, u nënshkrua sot memorandumi i mirëkuptimit midis Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe SIMEST S.p.A.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e kësaj nisme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për mbështetjen e bizneseve shqiptare në procesin e ndërkombëtarizimit.
“Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik më i afërt, investitori i parë dypalësh dhe ndërmjetësi kryesor ekonomik dhe institucional i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Marrëveshja AIDA-SIMEST përfaqëson një hap konkret drejt krijimit të një ekosistemi të integruar mbështetjeje për bizneset, duke nxitur inovacionin, digjitalizimin dhe rritjen e qëndrueshme”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.
Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se bashkëpunimi midis institucioneve si CDP (Cassa Depositi e Prestiti) dhe SIMEST po ndërton ura të forta bashkëpunimi në fusha kyçe si kërkimi shkencor, inovacioni teknologjik, financimi i zhvillimit dhe mbështetja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme (SME).
Në këtë kuadër, ministrja nënvizoi edhe rëndësinë e marrëveshjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila hyri në fuqi më 1 korrik 2025, duke mundësuar bashkimin e periudhave të sigurimeve për qytetarët që kanë punuar në të dy vendet. Deri më tani janë paraqitur rreth 1,500 aplikime, prej të cilave 700 janë përpunuar me sukses nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Ibrahimaj bëri të ditur se këto marrëveshje tregojnë qartë vizionin tonë të përbashkët për një të ardhme europiane, për një ekonomi më të fortë, më inovative dhe të qëndrueshme.
“Shqipëria e konsideron Italinë jo vetëm si një partner strategjik, por si një vend mik e vëlla, që qëndron në krah të saj në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Qëllimi ynë i përbashkët është zgjerimi i urës tashmë të fortë dhe të sigurt midis Tiranës dhe Romës, që bashkon ndërmarrje, universitete, institucione, komunitete dhe qytetarë në familjen e madhe evropiane”, theksoi znj. Ibrahimaj.
Marrëveshja AIDA–SIMEST pritet të nxisë shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe projekteve të përbashkëta zhvillimi, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik, inovativ dhe teknologjik mes bizneseve italiane dhe shqiptare.
Në Romë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës” ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës të Republikës Italiane.
Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe nga Drejtori Qendror për Shërbimet Kundër Drogës, Gjeneral Major i Karabinierëve Giuseppe Spina.
Ky dokument synon rritjen e cilësisë së bashkëpunimit operacional, lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mbi grupet kriminale, forcimin e operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta, si dhe zgjerimin e programeve të trajnimit dhe shkëmbimeve profesionale midis strukturave policore të dy vendeve.

Gjatë qëndrimit në Romë me kabinetin qeveritar, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është pritur në takim zytar nga homologu i tij italian, Carlo Nordio.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari thotë se ka disktuar mes të tjerash për mbështetjen që Italia mund t’i japë Shqipërisë në ndryshimet ligjore për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, por edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Më poshtë reagimi i plotë i ministrit Lamallari.
“Kënaqësi e veçantë që vizitën time të parë zyrtare si Ministër Drejtësie ta zhvilloja në Itali dhe për më tepër të takohem me homologun tim italian Carlo Nordio, me të cilin patëm një bisedë miqësore e tejet produktive për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe në mënyrë të posaçme marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Diskutuam gjithashtu për mbështetjen që Italia mund të na japë në ndryshimet ligjore që ne do të bëjmë për Kodet Penale dhe të Procedurës Penale, por edhe në ambicien tonë për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Ne e çmojmë shumë partneritetin me Italinë fqinje, kontributin e saj të jashtëzakonshëm për forcimin e shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe avokatinë e pandalshme për integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Lamallari.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tregon se në mbledhjen e përbashkë qeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, nga 16 marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy shteteve që pritet të firmosen sot, 8 prej tyre i përkasin fushave ushatarake, mbrojtjes civile dhe industrisë.
Rinovimi i partneritetit ushtarak me Italinë sjell bashkëpunimin e kompanisë shtetërore KAYO me dy Kompani italiane lidhur me prodhimin e anijeve luftarake dhe jo vetëm, mbrojtjen kibernetike, teknologjinë ushtarake, krijimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe përfshirjen e Shqipërisë në numrin evropian të emergjencave.
“Mbledhja e dy qeverinë në Romë është mbledhja e parë e këtyre përmasave në drejtimi ne dy kreyminitrave Rama dhe Meloni dhe është pasqyrimi i rritjes dhe dinamikës së marrëdhënieve 2palëshe gjatë periudhës së viteve të fundit qofte në rrafshin e investime italiane në vendin tonë dhe anë atë të bashkëpunimit ushtarak apo mbrojtjes civile. Nga16 marrëveshje që nënshkruajnë, 8 prej tyre janë të mbrojtjes, industrisë ushtarake dhe mbrojtjes civile Kemi marrëveshjen e parë prej 3 dekadash, rinovojmë partneritetin ushtarak me Italinë për shumë arsye, brenda NATO-s, për industrinë ushtarake që duam të kemi në fokus. Kemi dy marrëveshje gjigande që nënshkruhen mes dy kompanive shtetërore, KAYO dhe Fincantieri për prodhimin e anijeve ushtarake, dhe kjo është arritje domethënëse. Një tjetër marrëveshje e KAYO-s dhe kompanisë Leonardo e specializuar në teknologjinë ushtarake, mbrojtjen kibernetike.
Vijojmë dhe me një mbështetje për mbrojtjen civile. Këtë partneritet duam ta çojmë në një nivel më të lartë për krijimin e të gjitha sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe krijimin e detyrimit që buron nga Be për të pasur dhe ne numrin evropian 112 ku të gjithë qytetarët mund t’i referohen për emergjenca. Qoftë Italia, Shqipëria dhe vendet e NATO-s janë në një fazë ku ka një rritje të buxheteve të mbrojtjes”, tha ndër të tjera Vengu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një takim me ministrin italian të Shëndetësisë, Orazio Schillaci, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjatë takimit, u theksua rëndësia e zgjerimit të parnetitetit në disa fusha të rëndësishme, ku prioritet do të jetë bashkëpunimi për ngritjen e Rrjetit të ri Kombëtar Onkologjik dhe Institut të ardhshëm Kombëtar të Tumoreve, të cilët do të përfaqësojnë elementë qendrore të reformës së sistemit tonë shëndetësor.
Po ashtu, do të vijojë bashkëpunimi dypalësh për përmirësimin e shërbimeve për shëndetin e nënës dhe fëmijës, përmes mbështetjes së projekteve të përbashkëta në neonatologji, e deri tek forcimi i kapaciteteve spitalore dhe profesionale në vend.
Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën farmaceutike, mes Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) dhe agjencisë homologe italiane AIFA, në fushën e politikave të regjistrimit, kontrollit dhe certifikimit të barnave, si dhe në përcaktimin e metodologjive të çmimeve.
Në kuadër të procesit të integrimit evropian, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po punon për hartimin e ligjit për qelizat, gjakun, indet dhe transplantin, ku Italia pritet të ofrojë mbështetje dhe shkëmbim përvojash, veçanërisht në fushën e transplantit.
Palët ranë dakord gjithashtu për të zgjeruar bashkëpunimin në trajtimin e sëmundjeve onkologjike, përfshirë forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e protokolleve të trajtimit në këtë fushë, si dhe për asistencë në trajtimin e rasteve që kërkojnë kujdes më të specializuar.
Një tjetër drejtim i rëndësishëm është zhvillimi i kapaciteteve në mjekësinë bërthamore dhe sigurimi i radiofarmaceutikëve (FDG - Fluorodesossiglucosio (18F)), pas instalimit të aparaturës PET-CT në QSUT.
Në fokus të veçantë ishte edhe zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit universitar dhe formimit të vazhdueshëm profesional në mjekësi, si dhe konsolidimi i sistemeve të shëndetit digjital, telemjekësisë dhe monitorimit të performancës së institucioneve shëndetësore.
Ministrat Sala dhe Schillaci vlerësuan gjithashtu mundësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e menaxhimit spitalor, përmes bashkëpunimit me spitalin e njohur “San Raffaele” në Milano.
Takimi i parapriu mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive (G2G) të Shqipërisë dhe Italisë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe homologu italian Guido Crosetto nënshkruan marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Italisë për bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes”. Vëngu ndodhet në Romë në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.
Teksa ka ndarë foto nga takimi me ministrin italian, Vengu shprehet se diskutuan për të ardhmen e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri, që fuqizohet me nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Thekson gjithashtu se marrëveshja është një faqe e re në partneritetin mes dy vendeve.
“Shqipëria dhe Italia ndajnë histori, bashkëpunim dhe një perspektivë të përbashkët. Në kuadër të takimit ndërqeveritar midis dy vendeve tona, pata kënaqësinë të diskutoja me homologun tim Guido Crosetto mbi të ardhmen e bashkëpunimit tonë në mbrojtje dhe siguri, i cili do fuqizohet me nënshkrimin e marrëveshjes së re të bashkëpunimit. Një faqe e re në kapitullin e pasur të partneritetit tonë transadriatik, me vizione dhe interesa të njëmendta mbi sfidat e sigurisë në kontinentin tonë.”, thekson ministri Vengu.
Komente











