Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme për të prezantuar një paketë të re ligjore për importin, eksportin dhe tranzitin e armëve të zjarrit dhe municioneve me qëllim përputhjen ne direktivat e OKB-së dhe BE-së.

Vengu thekson se këto ndryshime do të rrisin sigurinë e importit, eksportit apo tranzitit të armëve të zjarrit, nevojë kjo reale për modernizimin e kontrollit shtetëror.

“Projektligji për importin, eksportin, transitin e armëve të zjarrit dhe municioneve vjen si përgjigje për një nevojë reale për të modernizuar kontrollin shtetëror mbi transferimin ndërkombëtar të armëve të zjarrit.

Detyrimet që na çuan drejt kësaj reformë burojnë nga protokolli i OKB kundër prodhimit të paligjshëm dhe trafikimit të armëve të zjarrit dhe nga ana tjetër dhe nga direktivat e fundit të BE-së”, tha Vengu në komision.

Ministri i Mbrojtjes gjithashtu bëri me dije se aktualisht janë nënshtruar 6 kontrata nga KAYO dhe subjekte private për ndërtimin e 6 kompanive shtet privat mbi prodhimin e municioneve, mjeteve dhe pajisjeve personale, uniformave, armatimit të lehtë, dronëve, sistemeve antidron dhe mjeteve të emergjencave civile. Vengu thekson se parashikohet që armatimet e para “Made in Albania” të prodhohen brenda këtij viti.

“Kemi 6 kontrata të nënshkruara për krijimin e 6 kompanive të përbashkëta shtet privat përmes kompanisë KAYO. 6 kontratat parashikojnë prodhimin  e municioneve, mjeteve dhe pajisjeve personale, uniformave, armatimit të lehtë, dronëve, sistemeve antidronë dhe mjetet e emergjencave civile. Jemi ë përfundim të negociatave me Fincantierin për ndërtimin e kantierit detar të Pashalimanit për të pasur mundësi jo vetëm të prodhojmë mjetet tona, jo vetëm t’i mirëmbajmë, por dhe të prodhojmë për vendet e tjera.  Presim që produktet e para Made in Albania, prodhimet e para të fillojnë këtë vit. Kemi hyrë në fazën që duam të sigurojmë zinxhirin e furnizimit të qëndrueshëm për të gjitha nënproduktet në mënyrë që të jemi në përputhje dhe me standardet e NATO-s”, tha Vengu.

Lajmi në përditësim...