Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se 502 efektivë të Forcave të Armatosura ndodhen në terren, në gatishmëri, teksa vendi është përfshirë prej ditësh nga moti i keq.
Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, Vengu deklaroi se 406 banorë të evakuar, janë akomoduar në struktura shtetërore, ndërsa një pjesë tjetër në struktura hotelerie.\
Vengu shtoi se vetëm në Durrës janë bërë konstatime për 1300 dëme.
“Rritja e gatishmërisë ka nisur që më 3 janar, ku kërkuam mobilizimin e prefekturave dhe të bashkvie. Forcat e Armatosura u angazhuan që ditën e hënë, kemi pasur angazhimin e 502 forcave. 80 mjete, 22 motopompa, zjarrfikëse dhe autoambulanca. Forcat e Armatosura vijojnë të jenë në Shkodër, Lezhë, Dlevinë, Vlorë dhe Gjirokastër. Elementi i dytë, mbështetje në infrastrukturën kulluese, elementi i tretë ka të bëjë me rehabilitimin e disa akseve. Forcat xheniere janë të angazhuara, për rehabilitim urash dhe aksesh rurale. Akset nacionale janë të kalueshme. Sa i përket elementëve mbështetës për banorët e evakuar, 406 gjenden të akomoduar në struktura shtetërore, pjesa tjetër në struktura hoteliere. Rezervat materiale të shtetit, kanë mundësuar dislokomin, të pakove ushqimore. Kemi mundësuar transportin e 400 ton koncentrat për bagëtitë. Parashikimet për orët në vijim, duhet të kemi anfazhim logjistik masiv, qoftë nga bashkitë, për evakumin e dherave dhe inerteve, përpara se të ngurtësohen. Parashikimet ligjore për kompensimet janë në vazhdim e sipër. 1300 konstatime ka pasur vetëm në Durrës.", theksoi Vengu.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ 13 mijë ha e 1587 banesa nën ujë, Rama: Dëmshpërblim, hidrovorët të gjithë në punë! Malaj: Fondi për situatën 50 mln euro









