Venizellos: Zgjidhje për kalimin e
fëmijëve me pasaporta shqiptare

Venizellos: Zgjidhje për kalimin e<br />fëmijëve me pasaporta shqiptare
ATHINE – Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Evangjelos Venizellos ka premtuar se do të angazhohet për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së pengimit të lëvizjes së fëmijëve të emigrantëve shqiptare të lindur në Greqi, për shkak të vendosjes së toponimeve në gjuhën shqipe në pasaportat e tyre. 

Këto deklarata Venizelos i bëri gjatë takimit që pati me ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi.

Problemi u shfaq verën e kaluar kur qindra emigrantë u përballën në pikat kufitare me refuzimin e palës greke për t’u kthyer në vendet ku banojnë prej vitesh së bashku me fëmijët e tyre, për shkak se vendlindja e fëmijëve në pasaportat biometrike ishte shkruar në gjuhen shqipe.

Ambasadori shqiptar Dervishi i ka ofruar Zv.Kryeministrit grek, angazhim të plotë për zgjidhjen e këtij problemi që ai e konsideron një penalizim për fëmijët shqiptar.
 
Në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme për dy vendet, përfshirë edhe paktin e ujërave territoriale me Shqipërinë ku Venizelos ka deklaruar se duhet të gjendet një zgjidhje me frymë pozitive dhe nëpërmjet kontakteve. 

Dje në raportin e tij të paraqitur në referencat për kufijtë detarë të Greqisë, në Komisionin e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të parlamentit, Venizillos tha kokretisht për Shqipërinë se prioriteti i Greqisë është rikthimi në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të marrëveshjes për zonat detare pas bllokimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. 

Ndërkaq, Venizellos ka konfirmuar se do të jetë pjesë e delegacionit zyrtar gjatë vizitës që presidenti i Greqisë Papulias do të zhvillojë në Shqipëri në fillim të nëntorit, vizitë kjo që siç u shpreh, do të krijojë hapësira të reja në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. 

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës