Ventura lë Italinë, ja trajneri i
ardhshëm/ Foto

Ventura lë Italinë, ja trajneri i<br />ardhshëm/ Foto<br>
Mediat në Itali duket se e kanë bërë fakt të kryer shkarkimin e Xhan Piero Venturës pasi Italia nuk u bë pjesë e botërorit që nga viti i largët 1958.

Xhan Piero nuk ka dalë fare para mediave por është drejtuar direkt në dhomat e zhveshjes ku është takuar me lojtarët dhe kreun e Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekoi, të cilit mesa duket I ka komunikuar tërheqjen e tij edhe pse shkarkimi do të ishte i paevitueshëm për 69-vjeçarin.

Tërheqjet nuk janë ndlur vetëm me Venturën e Buffon, edhe disa lojtarë të tjerë do të zyrtarizojnë largimin nga kombëtarja. Mrojtësi i Juventus, Barzalji e pranoi para mediave se do të tërhiqet, po ashtu buffoon paralajmëroi se edhe Chielini e De Rossi nuk do jenë më pjesë e skuadrës azzurre.

Mediat vendase kanë bërë edhe sondazhe për zëvendësuesit e mundshëm të Venturës. Sipas sondazhit të “La Gazzeto Dello Sport” në krye të listës sipas votave të publikut qëndron Carlo Anceloti dhe pas tij Conte, Mançini e Alegri.
sondazh itali

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët