Ventura: Shqipëria sfidë delikate
shqiptarët do e mbushin Palermon

Ventura: Shqipëria sfidë delikate<br />shqiptarët do e mbushin Palermon
Përgatitjet për ndeshjen me Shqipërinë i ka nisur edhe Italia.

Në konferencën për shtyp trajneri Gian Piero Ventura ka deklaruar: “Ndaj Shqipërisë rezultati është jashtëzakonisht i rëndësishëm.Jemi të vetëdijshëm që është një ndeshje delikate por që mund të na lejojë të luajmë ndaj Spanjës për vendin e parë.Jam i qetë pasi grupi i lojtarëve që kam në dispozicion po kalon formë të mirë.Problemi për skuadrën time është kualifikimi pasi nëse kualifikohemi do jemi surpriza në Rusi”.

Trajneri i Italisë është i bindur se tifozët shqiptarë do mbushin edhe stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos.

“Kam qënë i pranishëm në miqësoren e luajtur në Genova dhë më pas në Marsejë kur Shqipëria luajti me Francën dhe ¾ e stadiumit ishte me shqiptarë. Jam i bindur që tifozët e Shqipërisë do mbushin edhe Palermon por ky qytet nuk ka zhgënjyer sa i takon mbështetjes së Italisë”, e mbyll konferencën Ventura.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…