Vepra e Gorkit ‘Vassa Zheleznova’, me regji të Enke Fezollarit çel edicionin e 11-të, të Festivalit të Komedisë në Korçë

Festivali mbarëkombëtar i komedisë “KoKo Fest” ka ngritur siparin e edicionit të 11-të. Ky edicion do të sjellë për publikun artdashës, trupat teatrore më të njohura nga Shqipëria, Kosova dhe Greqia, ku për 8 netë me radhë në skenën e teatrit "Andon Zako Cajupi" të Korçës do të ngjiten komedi nga më të bukurat.

Festivali u çel mbrëmjen e së mërkurës me veprën e Maksim Gorkit, “Vassa Zheleznova” me regji nga Enke Fezollari. Drama klasike u luajt nga një kast i mirënjohur aktorësh si Zamira Kita, Guri Koco, Rita Gjeka, Blerta Belliu, Dasara Xhangolli, Kejdi Gishto, Ilda Pepi, Paola Kodra, Urim Aliaj. Kjo dramë e shkruar nga Gorki në 1910, sjell tablonë e familjes, ulje ngritjeve të saj, marrëdhëniet brenda saj që janë herë tragjike e herë komike, që duan dashurinë e munguar dhe të gjithë përpiqen ta gjejnë me mënyra të ndryshme. Publiku ka mirëpritur lojën aktoriale të kësaj komedie që vihet në skenën shqiptare pas 62 vitesh.

Në natën e dytë, në skenë vjen komedia “Natën e mirë me burrin tim” me regji nga Jorgaq Tushe, prodhim i teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Në vijim programi i Festivalit të Komedisë “Koko Fest” vijon me shfaqjen “Marika më thonë-Marika më quajnë”, komendinë “Club Albania”, “10 vjet martesë”, “Testamenti”, etj. Gjatë netëve të tij nuk mungojnë dhe artistë të ftuar si dhe në përfundim, mbrëmjen e 4 shtatorit do të ndahen çmimet e edicionit të 11-të. 

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje