Vepra e kompozitorit të njohur kosovar, Kreshnik Aliçkaj, është njëra nga veprat Premierë që do të interpretohet me 3 shtator 2016 në Vatikan në shenjtërimin e Nënës Terezë. “Kjo vepër është shkruar enkas për këtë ngjarje dhe është porositur nga dirigjenti i mirënjohur Bujar Llapaj i cili po ashtu do të dirigjojë këtë vepër.
Vepra është e shkruar për soprano, lahutë, kor dhe orkestër simfonik. Ndihem shumë i nderuar që më kanë ftuar të jem pjesë e këtij koncerti, dhe që do jem në mesin e shumë artistëve dhe personaliteteve të njohura mbarë shqiptare”, tha Aliçkaj.
Vepra do të interpretohet nga Kori dhe Orkestra e Filarmonisë së Kosovës. Solistë do të jenë Elbenita Kajtazi, soprano dhe Sherif Kurti, lahutë, ndërsa teksti është shkruar nga Remzi Limani
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com