Vepra "Individ" e bankierit të ndjerë
Santo luhet në Teatrin e Metropolit

Vepra Santo luhet në Teatrin e Metropolit">
Vepra "Individ" e shkruar pak vite para aksidentit tragjik të bankierit të njohur Artan Santo, që u vra në shkallët e Bankës së tij, do të ngjitet në skenën e Teatrit të Metropolit me regji të Armand Borës. Ngjitja e kësaj vepre në skenë ka qenë projekt i ish drejtoreshës së këtij teatri Suela Konjari, pasi drejtorja e re Jonida Beqaj është shprehur se projektet e saj do të vijojnë nga janari 2016.

"Individi", vepra e shkruar nga Artan Santo do të ngjitet në skenë me regji të Armand Borës. Artan Santo është njohur për marrëdhëniet e tij me botën e artit dhe kulturës, ku njihej edhe si një nga koleksionistët më të pasur me vepra artistike. Gjithashtu Artan Santo ka nisur të aktivizohet me artin që në moshë shumë të re. Mbahet mend se ka marrë pjesë në filmin “Guximtarët”, ndërsa libri i tij i parë në ‘96-n është Anatomia Patoligjike.

Pak vite para vrasjes tragjike Artan Santo ka botuar disa libra si “Individi”, “Darka e ambasadorit”, “Shtëpia e re”. Teatri i Metropolit njofton se të dhënat e tjera për këtë shfaqje do t’i bëjë publike më 14 dhjetor 2015 në konferencën për shtyp. Vepra “Individ” e shkruar nga Artan Santo do të ngjitet në skenë me regji të Armand Borës dhe do të interpretohet me pjesëmarrjen e Ndriçim Xhepës, Suela Konjarit dhe Rozi Kostanit.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena