Teatri Metropol në Tiranë do të çel sezonin artistik me veprën “Euridika” dhe do të vijojë më pas me Festivalin e Dramës Shqipe, me “Metrofest”, “Nata e 12”, “Romeo e Zhuljeta”, “Don Kishoti” për fëmijë e më gjerë.
Drejtoresha e institucionit, Jonida Beqo në një konferencë për mediat ka folur edhe për bilancin e dy vjetëve, ku janë shfaqur 27 premiera. Por, këtë vit Beqo shprehet per Report TV se synon projekte më ambicioze.
“Në vijim do të kemi bashkëpunim me një kompani italiane e cila do të bashkëpunojnë me artistë shqiptarë për të vendosur në skenë ‘Hekubën’. Në fillim të nëntorit kemi “Metrofest’ që i dedikohet veprës shqiptare të arkivit. Kemi bashkëpunim me një kompani amerikane për të sjellë Jastin Anderson për të vendosur në skenë veprën e Shekspirit “Nata e Dymbëdhjetë” duke i dhënë një karakter folklorik shqiptar' tha ajo.
Teatri Metropol ka një mbështetje të madhe nga Bashkia e Tiranës. “Patjetër që kemi pasur rritje 30% në buxhet dhe i jemi mirënjohës bashkisë”.
“Euridika”, vepra e parë që do të çel sezonin në Teatrin Metropol, është shkruar nga Sara Ruhl dhe do të ngjitet në skenë me regji të Jonida Beqos.
Kjo vepër sjell një rikonceptim të mitit të Orfeut, treguar nga këndvështrimi i gruas së tij. Në thelb trajton marrëdhëniet njerëzore dhe sakrificat për hir të dashurisë. Për këtë shfaqje që do të jepet më 5 tetor, Jonida Beqo ka zgjedhur një skenë të veçantë, Piramidën.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO