Veprimet e gabuara që mund t’iu vjedhin paratë online! BSH nis fushatë informimi

Edukimi financiar duhet të nisë që në bankat e shkollës fillore, dhe nuk duhet të ndalojë pasi tregu financiar po ndryshon nga viti në vit. Për dy javë fëmijët, të rinjtë, të rriturit e deri tek grupet vulnerabël do të jenë në fokus së ekspozitës ‘Money Smart, edukim financiar për të gjithë’, e hapur nga banka qendrore.

“Qëllimi është ta fillojmë edukimin financiar që në moshë të re. Edukimi Financiar duhet të jetë pjesë e edukatës qytetare dhe siç sillen mirë me të gjitha shërbimet qytetare ato duhet të sillen mirë edhe me shërbimet financiare”, shprehet zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi.

Trajnimet do jenë të fokusuara që nga njohja e parave, fitimi, kursimi, shpenzimi i tyre, përdorimi i teknologjisë për pagesa apo transferta online, por edhe mbrojtja e monedhave nga rreziqet, sidomos në kushtet e zhvillimit teknologjik dhe rritjes së sulmeve kibernetike apo mashtrimeve.

“Ata duhet të jenë të informuar se sistemi financiar ka edhe rreziqe, dhe duhet të kenë informacion edhe për mbi mënyrat e shmangies së rreziqeve”, tha Minxhozi.

Kjo ekspozitë është çelur në kuadër të Strategjisë së Edukimit Financiar të miratuar në fillim të vitit nga Banka e Shqipërisë, që siç shprehet zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi do i përgjigjet zhvillimeve teknologjike të dekadës.

“Strategjia jonë është e qëndrueshme, dhe do të shërbejë për 10 vitet e ardhshme, duke marrë në konsideratë dhe shërbimet e të ardhmes. Sistemi financiar është dinamik dhe pritet që produktet e shërbimet të diversifikohen shumë dhe strategjia i merr parasysh këto zhvillime”, pohon zv/guvernatorja.

Edhe pse përfshirja dhe edukimi financiar vitet e fundit është rritur, pasi 78% e popullsisë mbi 18 vjeç ka një llogari bankare, përsëri në strategjinë 2024-2026 thuhet se një qytetar shqiptar zotëron njohuri financiare rreth 10% më pak sesa është mesatarja globale.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë