Veprimi i Ramos në fundin e ndeshjes, kapiteni i Realit rrezikon dy ndeshje pezullim në “Champions League”

Veprimi i Ramos në fundin e ndeshjes, kapiteni i Realit rrezikon dy ndeshje pezullim në “Champions League”

Sergio Ramos

Sergio Ramos rrezikon të dënohet nga UEFA me dy ndeshje pezullim në “Champions League”. Kjo për shkak të ndeshjes së luajtur të mërkurën kundër Ajax, ku kapiteni i “galaktikëve” mori një karton të verdhë në fundin e takimit. Dyshohet se Ramos e bëri ndërhyrjen me qëllim për të munguar ndeshjet e kthimit, pasi ka mbushur numrin e kartonave. Si rrjedhojë mbrojtësi ka përfunduar në hëtim nga komisioni i disiplinës së UEFA-s, i cili më herët gjatë këtij sezoni ka dënuar me të njëjtën arsye futbollistin e Portos Jesus Corona.

Kjo nuk është hera e parë që Ramos e bën diçka të tillë. Në 2010 me urdhër të Mourinho-s kapiteni i Realit bëri diçka të ngjashme po kundër Ajax-it në të njëjtin stadium, por për fatin e mirë ia hodhi vetëm me gjobë pasi me dy ndeshje pezullim u dënua Mourinho. Gjithsesi këtë herë nuk mendohet që Ramos të jetë me kaq fat.  
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 14/02/2019 18:47

    Nuk ka ndeshje qe ky palobajgë te mos krijoje probleme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025