Veprimi, risia e trajtimit
terapia e targetua

Veprimi, risia e trajtimit <br />terapia e targetua
Kjo klasë e medikamenteve ësh të relativisht e re në trajtimin e kancerit dhe funksionon nëpërmjet targetimit të proteinave apo proceseve specifike që janë të superaktivizuara apo më të pranishme sidomos tek qelizat kancerogjene. Bllokimi i këtyre proceseve pengon rritjen dhe shumimin e qelizave kancerogjene

Meqenëse këto trajtime sulmojnë në mënyrë të targetuar vetem qelizën kancerogjene, ato nuk kanë shumë efekte anësore. Psh. Everolimus, një trajtim i aprovuar për trajtimin e kancerit të avancuar të gjirit, karcinomën renale dhe tumoret neuroendokrine të pankreasit, bllokon një proteinë e quajtur mTOR, e cila në këto tumore është e superaktivizuar dhe luan një rol të rëndësishëm në rritjen, metabolizmin dhe shumimin e qelizave kanceroze.

Bllokimi i kësaj proteine nga everolimus çon në bllokimin e gjithë proceseve të mësipërme të qelizës kanceroze. Shkencëtaret duhet të identifikojnë tipare specifike të qelizave malinje që mund të kthehen në targete unike nga medikamente kundër kancerit psh. Siç është kromozomi filadelfia prezent në leuceminë kronike mieloide (kancer i gjakut) që targetohet në mënyrë specifike nga medikamenti Nilotinib.

Shkrimi u botua në suplementin SHENDETI të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë