'Veprova si Klopp te Liverpooli', Igli Tare: Jam më jetëgjati në Serie A, ja ofertat që kam

'Veprova si Klopp te Liverpooli', Igli Tare: Jam më jetëgjati në Serie A, ja ofertat që kam

Igli Tare dhe Claudio Lotito

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për Ran në Gjermani. Shtatëlarti tregon se veproi si Klopp që njoftoi muaj para Lotiton për largimin nga klubi ku punoi për 15 vite. Ish-sulmuesi kuqezi tregon edhe ofertat dhe duket se është gati për një klub të ri që ka ambicie.

"Nuk u largova për ndonjë konflikt me Lotiton, e mohoj këtë. Presidentin e kisha lajmëruar para shumë kohësh se do të largohesha, ishin 15 vite shumë intensive dhe kishte ardhur momenti për një pushim. Pak a shumë si Klopp me Liverpoolin", tha ai.

Tare kujtoi sukseset me Lazion, duke cekur se e mbante mend sesi ishte ekipi në kohën kur nisi punë.

"Kur u largova verën e kaluar, isha drejtori sportiv më jetëgjatë në Serie A. Ne shkruajmë një histori të madhe. Suksese, dy herë fitimi i Kupës së Italisë, tre herë i Superkupës dhe disa herë kualifikimi në Ligën e Kampionëve, jam krenar për atë që kemi arritur vitet e fundit, sepse ende e mbaj mend saktësisht se në çfarë gjendje ishte Lazio kur fillova të punoja me ta", tha Tare.

Më pas ish-sulmuesi u ndal edhe te ofertat që ka refuzuar, kjo për shkak se donte një pushim.

"Gjithçka është e mundur, duke përfshirë Gjermaninë, Anglinë apo Italinë. Unë jam një kozmopolit dhe kam pasur shumë përvojë në shumë vende. Për mua, projekti dhe ambiciet e klubit kanë rëndësi, jo paratë. Unë kam pasur tashmë kërkesa, jo nga Gjermania, por më duhej të anuloja disa sepse doja një pushim disa mujor për t’u rigjeneruar plotësisht", tha ish-sulmuesi i Kombëtares.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor