‘Verë e pafundme’, Dua Lipa rikthen momentet më të bukura nga pushimet

‘Verë e pafundme’, Dua Lipa rikthen momentet më të bukura nga pushimet

Dua Lipa

Kjo verë mund të thuhet me plot gojë se ishte vera e Dua Lipës. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka shijuar çdo moment nga pushimet e saj sa në Shqipëri e sa në atraksionet turistike në botë.

“Një verë e pafundme”, përmbledh momentet më të bukura të bukuroshes shqiptare që nuk iu nda jugut të Shqipërisë këtë verë.

Në fillim të gushtit këngëtarja kaloi disa ditë pushime me familjen dhe miqtë në bregdetin shqiptar dhe pas disa udhëtimeve të shkurtra në Greqi dhe Ibiza ajo është kthyer përsëri për të kaluar ditët e nxehta të mbetura nga vera e këtij viti në Ksamil.

Herë si sirenë e veshur me të kuqe, e herë si një zanë në peizazhet mahnitëse të rivierës shqiptare, këngëtarja e njohur u kthye në “kryefjalën” e mediave botërore, të cilët i bënë jehonë vendit tonë.

Në postimet e saj, Dua nuk ka ngurruar të ndajë momente të veçanta nga qëndrimi i saj në atdhe, ku shpesh ka shprehur ndjenjën e qetësisë që gjen në Shqipëri.

 

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë