Vërejtjet e PD për vettingun,Euralius:
Nuk ndryshon roli i ILDKP dhe DSIK

Vërejtjet e PD për vettingun,Euralius:<br />Nuk ndryshon roli i ILDKP dhe DSIK
Ekspertët e Euralius dhe Opdat kanë pranuar nga drafti voluminoz i propozimeve të PD-së për vetingun, vetëm ato pika për të cilat ka rënë dakord Brukseli.

Në mbledhjen e dytë për muajin gusht dhe pa përplasje politike, ekpertët kanë prezantuar para deputeteve të komisionit të reformës, pikërisht gjykimin ndërkombëtar mbi sugjerimet e demokratëve për ligjin e vetingut. 

Në fund të mbledhjes u ra dakord që materiali i ekspertëve dhe këta të fundit të hartojnë bashkarisht me euralius e opdat, ligjin final të vetingut. Menjëherë pas kësaj do të nisë shqyrtimi nen për nen, në mënyrë që të votohet brenda gushtit në seancë plenare.

Përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi në fund të mbledhjes se: "U prezantuan komentet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe do të ulen këto ditë ekspertët për të integruar dhe për të gjetur versionin përfundimtar të hartimeve. Është proces hartimi legjislativ, besoj që do mbyllet shpejt”.

 Disa gjera mbetën të paprekura sipas deputetetit socialist Pandeli Majko, roli i operacionit ndërkombëtar të monitorimit, i inspektorialit të lartë të kontrollit dhe deklarimit të pasurive dhe drejtorisë së informacionit të klasifikuar pranë kryeministrit, për të cilat PD kishte kundërshti.

I pyetur për rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Majko u përgjigj se do të jetë po ai rol i shkruar në aneksin kushtetues. “Është një rol që përcaktohet qartë në aneksin kushtetues dhe ne nuk do i lëvizim asnjë presjeËshtë një rol që përcaktohet qartë në aneksin kushtetues dhe ne nuk do i lëvizim asnjë presje", tha deputeti socialist

Pandeli Majko u shpreh se verifikimin e pasurisë duhet ta bëjë ILDKPI.

"Verifikimin e pasurisë sipas komisionit evropian duhet ta bëjnë institucione të cilat e kanë bërë deri më sot dhe që kanë eksperiencë kushtetuese dhe ky institucion është ILDKP", deklaroi Majko.

Deputeteve u është vënë në dispozicionin dhe varianti i rishikuar i ligjeve për institucionet e reja të drejtësisë dhe byronë kombëtare të hetimit. Në këtë të fundit inkriminohet dhe ndërhyrja mediatike ne punen e byrosë, klauzolë që ka ngjallur reagimet e mediave. 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima