TIRANE- Hetimet lidhur me aksidentin tragjik të ish-deputetit të PD Sokol Olldashi kanë arritur në fazën e verifikimit të vendodhjes së personave që kanë njoftuar policinë e Tiranës si dhe të disa personave të tjerë që u përfolën se ndodheshin në makinë me të ndjerin Olldashi. Që prej disa ditësh, prokuroria e Tiranës i ka dërguar një shkesë kompanive celulare, ku kërkon të dhena konkrete për vendodhjen e 13 personave që kanë qënë protagonistët e parë në vendgjarjen ku humbi jetën deputeti i ndjerë Sokol Olldashi. Në listën me 13 emra, janë dhe emrat e femrave që u përfolën se mund të ishin në makinën e aksidentuar. Burime pranë prokurorisë së Tiranës, thanë se një gjë e tillë është kërkuar me qëllim hetimin e plotë të kësaj ngjarje, duke mos lënë vend për aludime të ndryshme.
Mësohet se mes personave që do lokalizohen mes valëve të telefonit për vendodhjen e tyre, është shoferi i Sokol Olldashit, deputeti Igli Cara si dhe disa banorë të zonës dhe pronari i një lokali që ndodhet shumë pranë vendit ku doli nga rruga automjeti tip “Benz-Mercedes”. Pas verifikimit të vendodhjes së tyre, pritet që shumë shpejt prokuroria e Tiranës të dalë me një konkluzjon përfundimtar, lidhur me hetimin e aksidentit tragjik, ku humbi jetën i ndjeri Sokol Olldashi, Ky i fundit udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Tiranës dhe se sapo ka dalë nga tuneli i Krrabës, në vendin e quajtur “Lapidari”, ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar rreth 10 metra poshte, duke gjetur vdekjen. Ndërkohë aktualisht një nhetim paralel është duke u zhvilluar nga prokuroria e Tiranës për humbjen e portofolit të Sokol Olldashit, i cili deri më sot nuk është gjendut mes sendeve personale që Olldashi kishte me vete.
Shkrimi u publikua sot (23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com