Prokuroria e Përgjithshme ka fillur procedurat për dërgimin në Gjermani të një letërporosie lidhur me veprimtarinë kriminale të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi në Gjermani.
Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithme, të cilët janë vënë në lëvizje pas një kërkese të Komisionit Qnëdror të Zgjedhjeve me qëllim verifikimin e formularit të bashkiakut të Kavajës.
Në letërporosinë që autoritetet Shqiptare do i kalojnë palës Gjermane, do kërkohen të dhëna të sakta lidhur me arrestimin e ose jo të Elvis Roshit, dënimit ose jo të këtij personi dhe dëbimin ose jo nga Gjermani të Roshit.
Të gjitha këto informacione kërkohen me dokumenta konkrete, ndërkohë që për këtë rast një sërë shkresash i janë dërguar ministrisë së Drejtësisë dhe disa gjykatave e komisariateve për të mësuar precedentët e Elvis Roshit.
Prokuroria e Përgjithshme, në kuadër të ligjit të konsideruar “Për Dekriminalizimin”, do të ftojë javën e ardhshme një takim për koordinimin e veprimeve me organet e tjera shtetërore që kanë struktura të posaçme për zbatimin e tij.
Në bazë të ligjit nr. 138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria e Përgjithshme ka një rol kryesor në shqyrtimin e rasteve të mundshme të përfshirjes në vepra penale ose të dënuar të zyrtarëve të administratës publike, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Në zbatim të ligjit, Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur strukturën e posaçme, e cila do të verifikojë integritetin e subjekteve të këtij ligji.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com