Emisioni Veri-Jug në Report Tv ka ‘shtegtuar’ në stanet e Kaninës dhe është takuar me barinjtë e familjes Zanaj, që rrëfejnë trashëgiminë e një punë prej qindra vjetësh në fshatin e tyre.

Eksperienca e barinjve, stanet gjysme primitive dhe mungesa e mbështetjes nga shteti për ndërtimin e staneve te reja dhe ndërtimin e një rruge totalisht te amortizuar që vështirëson kontaktet e fermerëve dhe barinjve me tregun në Kaninë, Tiranë e Kosovë.

Asistencën dhe mbështetjen e Bashkisë së Vlorës për barinjtë e Kaninës e sjellin dr. e shkencave Aulona Veizi dhe kryetari i fshatit Bareq Sadiraj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
‘Veri-Jug’, çfarë duhet të dini për zhvillimin e blegtorisë në kullotat e Kaninës

 

Doktorja e Shkencave Aulona Veizi, drejtoreshë dhe në departamentin e Bujqësisë në Bashkinë e Vlorës, në ndjekje të punës së barinjve në kullotat e fshatit Kaninë, flet mbi zhvillimin e blegtorisë dhe marrjen e statusit “Blegtorët në shtegtime” nga UNESCO.