Në prag të festave të fundvitit, Veri Jug është ndalur në qytetin e Divjakës dhe më pas, në fshatin Babunjë.

Atje ku gjendet një qytezë e lashtë 2600 vjeçare, qyteza ilire e Arnisës. Skulptori i talentuar Adriatik Rrasa i ka kushtuar Arnisës së taulantëve një muze në natyrë, një muze i rrallë me vepra arti, si burim frymëzimi edhe për brezat e rinj në Myzeqe.

Ndiqni reportazhin”Arnisa, qyteza 2600 vjeçare në Divjakë”, të dielën premierë, ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.