Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes një video të postuar në rrjetet sociale ku disa të rinjë protestojnë ka dhënë disa mesazhe pak orë para se të nisi tubimi i opozitës joparlamentare.
Vasili shkruan se të rinjtë i kërkojnë Europës që t’i vërë vizën kryeministrit Edi Rama dhe jo Shqipërisë.
Reagimi i Vasilit:
“Edi Rama = Votime moniste dhe jo zgjedhje.
Edi Rama = Shqiptare te izoluar nga bota.
Edi Rama ik = Zgjedhje te lira dhe te ndershme
Edi Rama ik = Shqiptaret qytetare te hapur ndaj gjithe botes.
Ndaj të rinjtë i kërkojnë edhe Evropës qe ” Ti vere vizen Edi Rames dhe jo tu vere vizat shqiptareve”.
Lajmi kryesor:
3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)












