Veriu dhe Asociacioni mobilizojnë VV-në e Tiranës, kritika ndaj Escobar dhe EULEX

Veriu dhe Asociacioni mobilizojnë VV-në e Tiranës, kritika ndaj Escobar dhe EULEX

Albin Kurti dhe përfaqësues të LVV në Tiranë

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë kanë hedhur kritika në drejtim të bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që ta “mbrojnë” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

I pari ishte Enis Sulstarova, themelues i VV-së në Tiranë i cili i kërkon emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që t’i gjejë ata që duan ta themelojnë “Zajednicën”.

“Ata që e duan në Kosovë le t’i gjejë Eskobari se kush janë”, ka deklaruar ai.

Escobar ka përmendur “partner alternativë“, në Kosovë për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, në rast se Qeveria Kurti refuzon.

Dega në Tiranë i është kthyer diskursit të vjetër për ta quajtur Asociacionin me emërtim të gjuhës serbe “Zajednicë”, zhargon i përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë kohës sa marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin e kundërshtonte me dhunë, atë botë bashkë me AAK-në dhe Nismën.

Në lidhje me Asoacionin disa fjalë i ka edhe filozofi nga Shqipëria, Elvis Hoxha, pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Për t’i reaguar bashkësisë ndërkombëtare ai e ka përdorur një analogji supozuese, ku thërret të mendohet për një skenar sikur Ukrainës t’i kërkohej themelimi i Asociaiconit

“Mendoni pak sikur të kërkohej të qetësohej Rusia me premtimin e formimit të bashkësisë së komunave me shumicë ruse në Ukrainë. Mendoni edhe ca më keq: të ishin partitë ukrainase që do ta kishin nënshkruar që më parë krijimin e një bashkësie të tillë”, ka shkruar ai në Facebook të mërkurën.

Por nuk ishte vetëm Sulstarova dhe Hoxha që kishin kritika për bashkësinë ndërkombëtare, edhe Hysamedin Feraj nga LVV e Tiranës kritikoi deklaratën e Josep Borrelit, shefit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, i cili gjatë një konference për media të dielën ka kërkuar që të forcohet EULEX’i në Kosovë për nga numri i pjesëtarëve.

Feraj i sugjeron Borrellit që këtë forcim ta bëjnë përmes rritjes së potencialit për sundimin e ligjit.

“Në fakt, më shumë se shtimi i numrit të pjesëtarëve të EULEX-it, punë do të kryente shtimi i vendosmërisë së tyre për ligj e drejtësi në gjithë Kosovën, pa dallime etnike, siç dhe është arsyeja e pranisë së tij këtu”, ka shkruar ai në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë është e njohur për qëndrimet e shpeshta destruktive në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

Së fundmi, Boiken Abazi kishte paralajmëruar një protestë për ta kundërshtuar siç thoshte ai “presionin ndaj kryeministrit Albin Kurti”.

Ndërkohë, Kurti gjatë intervistave televizive kishte thënë se LVV-ja në Tiranë funksionon si organ decentralizues nga Vetëvendosja në Prishtinë.

Por Kurti pasi e kishte marrë postin e kryeministrit në mars të vitit 2020 ishte angazhuar direkt në fushatën zgjedhore të VV-së në Tiranë, diçka që rezultoi e pasuksesshme – pasi nuk morën vota të mjaftueshme për t’u përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë./ Express

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partia: 15/12/2022 06:19

    Pu pu pu cpaskan bere. Qenka shqetsu shoku Ramiz... me fal..shoku Rama! VV nxori jashte loje dy partite kryesore osovare te superkorruptiara, bashke satelitet e tyre. Mos i ler o Rama se do te bejne njesoj tek ne. Por oburra zhvat sa te mundesh qe ta kesh thesin plot. Se ne ty te kemi tani si super kriminel.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 14/12/2022 20:41

    Kush do ti japi votat VV eshte me saliun ,nuk ka pune partia e shpifur me mister binin ne shqipwri ,kosovaret jane te pa bese .as mos ta mendijne se do te perkrahen nga ne ata kane atdheun e tyre ,ata hane dhe pine ne Tirane dhe bejne davane e popullit te tyre ne kosove ,keshtu jepen mendimet duke qendruar larg .fain e ka vete populli i kosoves qe i dha votat mister binit .

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 14/12/2022 19:32

    Një ALTERNATIVË PËR DREJTËSI DHE PROSPERITET SHQIPERISE DHE SHQIPTARËVE U DUHET DHE ËSHTË JETIKE për të përmbysur règjimin hibrid të krimit e korrupsionit 32 VJEÇAR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Korea e Jugut, avioni doli nga pista dhe shpërtheu  në flakë, momenti kur jepet ndihma e parë

VIDEOLAJM/ Korea e Jugut, avioni doli nga pista dhe shpërtheu  në flakë, momenti kur jepet ndihma e parë