“Verona fatale” është një shprehje e pashmangshme sa herë që Milani udhëton atje. Dy kampionate të humbura në mënyrë të pabesueshme në vitet 1973 dhe 1990 e kthyen 'Bentegodin' në një lloj makthi për kuqezinjtë.
Këtë herë nuk ka asnjë titull në lojë dhe madje vlen shpresa për t'u afruar më shumë me zonat që të çojnë pranë tij. Megjithatë pas barazimit në shtëpi me Genoan, protestës së tifozëve gjatë përvjetorit të krijimit të klubit, ajri në Casa Milan është i "rëndë".
Forma jo e mirë e ekipit ka bërë që mediet në Itali të përflasin edhe një shkarkim të mundshëm të Paulo Fonsecas dhe rikthimin në stol të Massimiliano Allegrit, me livornezin që nuk është kundër një rikthimi në klubin ku fitoi titullin kampion në sezonin 2010-2011.
Sipas asaj që u raportua nga Calciomercato.com, nëse Milan dështon në Verona mbrëmjen e sotme hipoteza e Allegrit mund të zbatohej duke qenë se klubi do të drejtohej drejt një trajneri italian që tashmë e njeh kampionatin.
Kjo do të hiqte efektivisht hipotezën e Xavi Hernandez dhe do të rriste shanset e rikthimit të toskanit.