Versioni final i këngës së Eugent
Bushpepës në Eurovizion

Versioni final i këngës së Eugent<br />Bushpepës në Eurovizion<br>
TIRANË, 16 Mars/ATSH/ Është publikuar versioni final i këngës “Mall”, nga Eugent Bushpepa, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Kënga, është tërësisht në gjuhën shqipe.Ndryshimi i vetëm i saj është heqja e disa pjesëve, pasi kënga në Eurovizion nuk lejohet të jetë më e gjatë se tre minuta.
Data 8 maj do të jetë dita kur Eugent Bushpepa, nën flamurin kuq e zi, do të performojë në natën e parë të Festivalit.

Versioni i ri i këngës Mall.

Një pritje e gjatë
E ëmbël e zjarrtë
Ca hapa trokasin si zemër këtë natë
Unë ndjek ritmin e saj
Dy duar që zgjaten përpijnë ngrohtësi
Ky mall që të djeg nuk njeh kufi as largësi
Si me magji hëna shikimet përpin
Me sjell vegimin tënd.
Refreni
Lot i patharë ndriçoje këtë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë
Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
Në atë çast dhimbja do ndalojë
Dua të hesht në këtë natë i shtrirë në këtë shtrat
Ku ëndrrat hyjnore shërojnë çdo plagë
Të shoh portretin e saj
Momentet kalojnë
Sekondat nuk falin
Orët pasojnë por ndjenjën s’e ndalin, jo
Si me magji hëna shikimet përpin
Sytë tanë puqen sërish edhe pse është fantazi
Jetën do ta fal ty!
Refreni
Lot i patharë ndriçojë ketë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë
Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
Në atë çast dhimbja do ndalojë /ata/

 

a.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi