Verstappen 'parakalon' Hamiltonin: Ka dy tituj, por Alonso është pilot më i mirë

Verstappen 'parakalon' Hamiltonin: Ka dy tituj, por Alonso është pilot më i mirë

Hamilton dhe Alonso

Kampioni i botës në fuqi dhe lideri i këtij sezoni në Formula 1, Max Verstappen foli për mediet duke thënë se Alonso ka cilësi më të mira se Hamilton. Piloti i Red Bull po dominon sezonin në garën e shpejtësisë, teksa nuk ngurroi të vlerësonte spanjollin para britanikut, edhe pse Hamilton ka shtatë tituj kampion dhe Alonso dy.

“Më pëlqen të mendoj se të kesh një aftësi shtesë është një avantazh në Formula 1. Vetëm pak pilotë e kanë një gjë të tillë dhe për mua një ndër ta është padyshim Fernando Alonso. E ndjej këtë gjë për mënyrën se si i jep makinës, mënyrën se si merret me gjërat më të vogla. Fernando piloton në limite, ndërkohë që mendon edhe për gjëra të tjera”, tha Verstappen.

Për Hamilton, piloti holandez shtoi se nuk i ka disa karakteristika dalluese.

“Nuk mendoj se Lewis e ka këtë karakteristikë si Fernando. Alonso dallohet në këtë drejtim dhe për mua është një pilot më i mirë. Ndoshta njerëzit do të më urrejnë për këtë që them, por unë bëj një vlerësim edhe si koleg që i shoh në pistë”, mbylli kampioni i botës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 13/06/2023 15:49

    Sigurisht qe Alobso eshte pilot me i mire se Hamilton. E dine te gjithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur