Surprizë në garën e Formula 1 në pistën e Austrisë. Asnjë nuk e kishte menduar, por Max Verstappen me Red Bull fitoi garën e Çmimit të Madh në pistën e Zeltweg.
Ishte suksesi i parë sezonal për pilotin holandez, që bëri një garë të mirë dhe përfitoi nga situata e krijuara, pas largimit të dy makinave Mercedes.
Në vendin e dytë dhe të tretë u klasifikuan dy pilotët e Ferrarit, me Kimi Raikkonen, që la pas shokun e tij të skuadrës Sebastian Vettel.
Një garë për t’u harruar kjo për makinën Mercedes, pasi Valtteri Bottas, që dje siguroi “pole” u tërhoq shumë shpejt për probleme në kambio, ndërsa Lewis Hamilton u tërhoq për probleme në motorr 7 xhiro nga fundi, duke humbur edhe kreun e renditjes, aty ku rikthehet Vettel.