TIRANE- Ryshfeti 300 deri në 1000 euro me vertetimet për gjakmarje të lëshuara nga kreu i Asamblesë Kombëtare të Minisionarëve të Pajtimit Mbarëkombëtar, ka çuar në pranga tre persona. Operacioni i njësisë hetimore Task-Forcë ka arrestuar në kushtet e flagrancës kryetarin e kësaj asambleje shtetasin Ndrec Prenga dhe dy persona të tjerë Tom Marena, anëtar i kësaj asambleje, dhe Petrit Ndoj një qytetar që kërkonte të paisej me vërtetimin e falcifikuar.
Sipas burimeve të prokurorisë së Durrësit ky dokument do përdorej për të kërkuar azil politik në Kanada ose në vendet e ndryshme të Bashkimit Europian. Prokuroria dhe policia e Durrësit kishin disa kohë që ishin vënë në dijeni të kësaj veprimtarie kriminale, ku pas përgjimeve dhe verifikimeve në teren, është arritur të sigurohen provat për arrestimin e tre personave. Shtetasi që kishte porositur vërtetimin që e shpallte atë si person në hasmëri me familje të tjera dhe të rrezikur në Shqipëri, është Petrit Ndoj, i cili ka paguar rreth 1 mijë euro, tek Ndrec Prenga dhe Tom Marena.
Belgjikë-Kanada
Sipas dosjes së prokurorisë Ndrec Prenga aktualisht Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Misionarëve të Pajtimit Mbarëkombëtar dhe Kryetar i Komitetit të Pajtimit për Qarkun e Durrësit, gjatë ushtrimit të detyrës formulon dokumente me të dhëna të rreme kundrejt përfitimit të paligjshëm. Dokumentet e përpiluara prej tij, shtetasit e ndryshëm të cilët paguajnë përfitime e paligjshme i paraqesin në vendet e shegenit për të përfituar azil.
Ky shtetas për secilën praktikë që përpilon me dokumente të falsifikuara kërkon përfitim të paligjshëm dhe më pas i gjithë dokumentacioni që paraqitet nga të interesuarit, përkthehet dhe noterizohet prej tij dhe më pas ju jepet të interesuarve së bashku me një relacion shpjegues, ku shprehet shqetësimi dhe arsyeja pse kjo familje duhet të përfitojë azil, duke argumentuar se jeta e kësaj familje është në rrezik në Shqipëri. Në funksion të hetimit ka rezultuar se datën 12.12.2013 shtetasi Prenga ka kërkuar dhe marrë përfitim të paligjshëm për të përpiluar një dokument në emër të shtetasit P.M, që do ta përdorte për të përfituar azil në Belgjikë.
Ndërkohë dhe me datë 23.12.2013 shtetasi Prenga nëpërmjet shtetasi Tom Marena, ka kërkuar dhe marrë përfitim të paligjshëm për përpilimin e një dokumenti në emër të shtetasit Petrit Ndoj, me qëllim përdorimin e këtij dokumenti në Ambasadën Kanadeze. Aktualisht Ndrec Prenga është duke u hetuar dhe për disa raste të tjera, ndërsa prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën e “Korrupsioni pasiv në sektorin privat“ disa herë dhe “Falsifikimi i dokumenteve” më shumë se njëherë.
Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com