/ ATSH - "Dëgjo bir, u bënë 200 vjet që jam në varr. Nisu dhe ma bjer kokën në atdhe. Rrëmbeje se është e jona, Nëse ke frikë, zgjo nga gjumi Thanas Vajën dhe Marko Boçarin...." Ky është një amanet! Misioni duket i pamundur... por jo për një baladë, për një poet, për teatrin... Dhe koka në fund të shfaqjes arrin në Tepelenë. Me çfarë... si... ku? Kjo mbetet të shihet në skenë...

Dhe pikërisht në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" në datat 15/16/17 dhe 18 janar 2015 ora 19:00 rivjen sërish shfaqja e "Vërtitu kokë e prerë".
Teatri poetik sipas baladës me të njëjtin titull të Petrit Rukës kushtuar Ali Pashë Tepelenës, sjell një performancë ku me mjeshtëri regjisori Naun Shundi ndërthur Bujar Asqeriu
poezine e interpretuar nga Bujar Asqeriu, polifoninë labe performuar nga grupi polifonik Antea dhe elementet e koreografisë nga Arian Sukniqi të interpretuar nga Isida Mullaymeri.
Kjo shfaqje sjell një risi në ndërrthurjen artistike të shumë elementeve si, teatri (aktrimi), fjala artistike, muzikën (këngën) e grupit polifonik Antea, vajtim, kërcim modern shoqëruar me një ekran ku shfaqen foto të rralla të Ali Pashë Tepelenës qe shoqërojnë aktorin Bujar Asqeriu gjatë interpretimit.