Vesa Luma ka publikuar këngën e saj të re,që në fokus duket se ka dashurinë mes dy femrave. Një klip mjaft interesant për këngën e saj “I ndaluar”, e cila vë në pah gjithë fenomenet e ndaluara në shoqëri. Vetë Vesa ka reaguar për këtë këngë duke dashur tu paraprijë keqkuptimeve."Kjo këngë i kushtohet çdo fenomeni "të ndaluar" në shoqërinë tonë.

Çdokujt mund t’i ketë ndodhur një herë në jetë t’i NDALOHET ndonjë veprim apo një dashuri,  qoftë kjo mes një burri dhe një gruaje apo në mes dy shoqeve, prindërve apo dy gjinive të njëjta”, ka shkruar Vesa, e cila ka pohuar gjithashtu se kënga është sulmuar disa herë në youtube. Më tej ajo ka shtuar: “E them me plot gojën është një ndër këngët më të pëlqyera të mia dhe kjo lehtë u vërtetua me suksesin e menjëhereshëm në radio e TV.

Jam shumë krenare që kam influencë ndaj çdo fenomeni, sepse nuk dua të jem "një nga..." por luftoj që të lë gjurmë me artin tim në këtë vend.

Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)