Vesa Luma do të realizojë këngë me artisten e famshme shqiptare në Amerikë

Vesa Luma

Vesa Luma do të vijë fuqishëm me një bashkëpunim me Njomza Vitia këngëtaren me origjinë shqiptare që po zhvillon karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja u bë kohë që nuk është parë me realizim të ri muzikor.

Këngëtarja Vesa publikoi një foto ku ajo dhe Njomza shfaqen me flamur shqiptar në duar dhe lajmëron bashkëpunimin.

Çfarë nate!! Ishe e mrekullueshme! Çfarë zëri, e performance! Krenare me ju! Mezi po e pres bashkëpunimin tonë. Po, ky është lajmi!!!”, shkroi Vesa Luma krahas fotografisë.

Njomza ka performuar në një mbrëmje muzikore në Zelandën e Re, ku Vesa ka shkuar sërish me djalin për të qëndruar afër bashkëshortit të tij, Big Basta.

Njomza është një artiste e re me prejardhje shqiptare, e cila ka shkruar shum këngë që janë hite të mëdha në muzikën botërore.

Ajo gjithashtu është një nga miket më të ngushta të artistes botërore Ariana Grande dhe ka shkruar edhe shumë nga këngët të këngëtares e cila për tani ka albumin më të suksesshëm të vitit me këngët hite si ‘Thank you, next” e “7 Rings”.

Ndërsa tani ka filluar edhe të publikojë projekte ku këndon vetë.

Vesa me Njomzën

E.D./Shqiptarja.com
Komento